Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për pasojë në pranga ranë Arvid Papajanis, Klodian Hasanaj dhe Dritan Selmani.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Për pasojë në pranga ranë Arvid Papajanis, Klodian Hasanaj dhe Dritan Selmani.
Sipas njoftimit të bluve, u gjetën dhe u sekuestruan 670 bimë kanabisi në një tunel në lagjen '10 korriku'. Mësohet se tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
"Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.
Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 9”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi A. P., në lagjen “10 Korriku”, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 126 llamba, 80 paisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri, që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e fidanë dhe bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe K. H., 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit.
Gjithashtu, u vu në në pranga shtetasi D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër, si dhe nisi hetimi për shtetasit D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia./Dosja.al
pamjet nga Surdullica në jug të Serbisë Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë e urrejtjes, kjo ë...
Foto ilustruese Janë të shumtë pronarët e apartamenteve dhe drejtues të agjencive imobiliare në pritje të zbatimit t&eum...
Foto ilustruese Sot moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të j...
KOSOVË- Një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes* i tha Radios Evropa e Lirë se, aktualisht, nuk ka ndonjë ndryshim në d...
Sigfrido Ranuccit ITALI- Gazeta italiane, LaCapitaleNews raporton se atentati i 16 tetorit poshtë shtëpisë së gazetarit, Sigfrido ...
ITALI- Gazeta italiane, Mezzogiorno raporton se në datën 23 mars do të mbahet seanca paraprake dëgjimore për operacion "Ura", he...
Foto ilustruse ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i një 53-vjeçari shqiptar është gj...
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar sot vendimin e Shkallës së Parë, duke përjashtuar Behgjet Pacolli nga...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për...
Saimir Taullau FIER- Gjykata e Fierit me kërkesë të prokurorisë ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve t&e...