Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai është dënuar me 18 vite burg në mungesë, për një vrasjen e përgjakshme të kryer në Bruksel në vitin 2016.
BELGJIKA- Xhulian Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Maltë pas 10 viteve në arrati. Ai është dënuar me 18 vite burg në mungesë, për një vrasjen e përgjakshme të kryer në Bruksel në vitin 2016. Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht 2016.
Perdoda ka vrarë me thikë Abdelaziz Bouhali, 35 vjeç, pas një përleshjeje në lokalin Café & Taverne 54, në lagjen Alhambra. Mediat belege shkruajnë se viktima mori mbi 20 goditje me thikë. Xhulian Perdoda ishte identifikuar disa ditë pas ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por kishte arritur t’i shmangej drejtësisë deri në arrestimin e tij të fundit në Maltë.
Artikulli i plotë i medias belge La Derniere Heure
Xhyljan Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, u arrestua në Maltë në fund të dhjetorit dhe u ekstradua në Belgjikë ku u dënua me 18 vite burg për një vrasje të përgjakshme të kryer në Bruksel në vitin 2016. Ai kishte qenë në arrati për gati dhjetë vjet. Ai ishte dënuar në mungesë me 18 vjet burg nga Gjykata e Asizës së Brukselit në korrik të vitit 2020. Pas ekstradimit, Perdoda ka paraqitur kundërshtim ndaj vendimit, çka do të thotë se çështja do të rigjykohet nga një gjykatë tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht 2016, kur Abdelaziz Bouhali, 35 vjeç, u vra me thikë pas një përleshjeje në lokalin Café & Taverne 54, në lagjen Alhambra. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan një përleshje të dhunshme mes viktimës dhe dy personave, Robert Frroku dhe Xhulian Perdoda. Viktima mori mbi 20 goditje me thikë. Sipas hetimeve, Frroku ka dhënë shumicën e goditjeve, ndërsa Perdoda 7 deri në 8 goditje.
Hetimet zbuluan se konflikti lidhej me konsumimin dhe trafikun e kokainës. Robert Frroku dyshohej se organizonte shitjen e lëndëve narkotike në tualetet e lokalit. Ai u arrestua në Serbi më 19 gusht 2016, u ekstradua drejt Belgjikës dhe në korrik 2020 u dënua me 10 vjet burg, pasi gjykata pranoi rrethana lehtësuese.
Xhulian Perdoda ishte identifikuar disa ditë pas ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por kishte arritur t’i shmangej drejtësisë deri në arrestimin e tij të fundit në Maltë./Dosja.al
Foto ilustruse ANGLI- Një shqiptare i ka shpëtuar deportimit, pasi një gjykatë pranoi se bashkëshorti i saj ishte p...
pamje nga aksidenti PUKË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi t&eum...
Foto Ilustruese KORÇË- 16 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga Policia Kufitare e Korçës. Mësohet...
KOLUMBI- Policia kolumbiane ka arrestuar ditën e sotme Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët e mafias të përfshirë n&...
pamje nga vendngjarja LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Rrilë të Lezh&eum...
Franc Çopja BELGJIKA- Ditën e sotme në Belgjikë është mbajtur gjyqi i rradhës ndaj Franc Çopjas. Mediat e ...
Pamjet nga vendngjarja LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Mës...
Foto ilustruse BERAT- Policia ka arrestuar ditën e sotme një40-vjeçar në Berat. Ai është arrestuar nga forcat blu, pas...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga foprcat blu, pasi...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka çmontuar një tjetër grup të trafikut të drogës, i cili dyshohet se drejtohej...