Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Atentati në Lezhë/ Zbulohet personi që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt të ekzekutuar dy vite më parë
Deri më tani mësohet se Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje.
2 Shkurt 2026, 13:08Nga D.S
LEZHË- Shënjestra e atentatit të djeshëm në Lezhë dyshohet të ketë qënë Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt i cili u ekzekutura dy vite më parë.
Deri më tani mësohet se 21-vjeçari nuk është t’u marrë në pyetje ende, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar. Siç shihet nga kamerat e sigurisë, Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet duke ecur me vështirësi.
Si u vra Ardian Nikulaj?
Ngjarja ka ndodhur në prill të 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandërhyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.
Porositësi dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili në bashkëpunim me disa të huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të gjetur momentin e duhur për kryerjen e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan./Dosja.al