Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga hetimet rezulton se shtetasi me iniciale K.Ç në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 i ka vënë zjarrin tregut në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë dhe më pas është larguar drejt Durrësit për t’u fshehur.
LUSHNJE- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes ditën e sotme, pasi akuzohet për zjarrëvënien në tregun e fruta-perimeve në Lushnje ku u shkaktuan dëme të shumta materiale. Nga hetimet rezulton se autori, Klodian Cina banues në Durrës në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 i ka vënë zjarrin tregut në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë dhe më pas është larguar drejt Durrësit për tu fshehur.
Sipas njoftimit të policisë rezulton se i akuzuari është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në Lushnjë, të cilën e kishte përdorur për të lëvizur në qytet dy ditë para ngjarjes. Gjithashtu në pamjet filmike shfaqet edhe një person tjetër së bashku me të arrestuarin, por deri në këtë fazë nuk rezulton të jetë i përfshirë në zjarrvënie.
Njoftimi:
Lushnjë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Zjarrvënësi”. Kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe veprimeve intensive për lokalizimin e autorit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Zjarrvënësi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i shpallur më parë në kërkim policor.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 19.05.2026, gjatë orëve të para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjës, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, së bashku me shtetasin K. Ç., shfaqet edhe një person tjetër, i cili, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë i implikuar në zjarrvënie.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore të thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit K.Ç./Dosja.al
Gjykata e Shkodrës SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest m...
GREQI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga plagosja e shqiptarit Alesio Xhelo gjatë përplasjes me policinë greke. Ales...
Birçe Haskos TIRANË- Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, po mbahen homazhet në nder të Birçe Haskos, i c...
FIER- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle në burgun e Fierit, ku janë gjetur sende të paligjshme në qelit&...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërtimi me tritol në Kamëz. Mësohet, se kamerat e siguri...
ambasadori Ernal Fino KIEV- Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teks...
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj t...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 17 vjeçarit gjatë mesnatës në zonën e Kthes&e...
pamjet DURRËS- Omar Faruk, është i riu nga Bangladeshi, që humbi jetën nga asfiksia, si pasojë e shpërth...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjare e ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një 17-vje&cc...