LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Vrasja e Jani Aliaj në burgun e Korydallos në Greqi! Autoritetet greke zbulojnë detaje të reja: Autori mund të jetë...

Sipas policisë greke në fillim autor i dyshuar ishte një 28-vjeçar grek ndërsa  tani autoritetet po shqyrtojnë mundësinë se vrasësi mund të jetë dikush tjetër.

26 Janar 2026, 09:25 Nga D.S

EMRI/ Vrasja e Jani Aliaj në burgun e Korydallos në Greqi! Autoritetet

GREQI-  Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e autoriteteve greke për vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar, Jani Aliaj në burgun e Koridhalos. Sipas policisë greke në fillim autor i dyshuar ishte një 28-vjeçar grek ndërsa  tani autoritetet po shqyrtojnë mundësinë se vrasësi mund të jetë dikush tjetër.

Sipas mediave greke, hetuesit janë fokusuat te 44-vjeçari shqiptar, Xhuliano Halili, i transferuar së fundmi në burgun ku qëndronte në një qeli pranë Aliajt. Ai dyshohet për vrasjen brutale të dy shqiptarëve, babë e bir. Policia helene, dyshon te 44-vjeçari pasi atij i janë konstatuar plagë me thikë, gjë që tregon se mund të ketë pasur përleshje me Aliajn.

Mësohet se çështja është në pritje të rezultateve laboratorike për të finalizuar identifikimin e autorit të vrasjes së rëndë brenda burgut grek.

Kush është Xhuliano Halili, i njohur si "Niko"? 

Xhuliano Halili, 44 vjeç nga Tepelena, i njohur si “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi si vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasjen brutale të dy shqiptarëve, babë e bir, në Kalamata në vitin 2011. Fëmija ishte 3 vjeç. Ai akuzohet gjithashtu dhe për disa vrasje të tjera me pagesë ndaj shtetasve grekë në vitet 2008–2009. Halili u arratis nga burgu në vitin 2018, por u kap shpejt. Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, vrau një të dënuar tjetër dhe plagosi një tjetër. Emri i tij u përmend edhe në hetimet për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2022 në Greqi.

Kush ishte Jani Aliaj? 

49-vjeçari nga Tepelena, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024. Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet. Gjithashtu akuzohej edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marihuane përfundoi me të plagosur.

Si ndodhi ngjarja?

49-vjeçari, Jani Aliaj u ekzekutua në 19 Janar 2026, brenda burgut të Koridallos. Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shokun e tij të burgosur brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit. Gjithçka tregon se kjo është një kontratë vdekjeje, me hetimin që po kryhet nga Siguria e Pireut. Viktima 49-vjeçare ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori.

Dosja hetimore përshkruan një skenë të rëndë dhune. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Jani Aliaj ka marrë 23 goditje me thikë, kryesisht në fytyrë dhe kraharor, plagë që kanë tronditur edhe vetë ekspertët. Gjatë përplasjes u plagos edhe një tjetër i burgosur, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Ngjarja ndodhi në një sektor të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur institucioni funksiononte me regjim të hapur, duke u lejuar të burgosurve lëvizjen nga një ambient në tjetrin. 

28-vjeçari rezulton me precedentë të rëndë penalë dhe është i akuzuar edhe për dy vrasje të tjera. Prej nëntë vitesh, emri i tij ndodhej në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje të kryer në Greqi./Dosja.al

 

jani aliaj xhuliano halili

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë