Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTO/ Ndotje mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, nafta derdhet në lumë, vihet nën hetim përgjegjësi i sektorit të dekantimit të lëndës djegëse (EMRI)
Foto e mëposhtme tregojnë situatën alarmante të lumit të kthyer në "një shtrat" që pret mbetet e naftës duke marrë ngjyrë të zezë.
27 Qershor 2025, 13:28Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Park Kombëtar i Vjosës është kthyer në një vend ku derdhen mbetjet e naftës. Fotot e mëposhtme tregojnë situatën alarmante të lumit të kthyer në "një shtrat" që pret mbetet e naftës duke marrë ngjyrë të zezë.
Po në këto foto duket edhe katastrofa tjetër që ka sjellë ky skandal dhe që lidhet me ngordhjen e kafshëve të egra të zonës. Qartazi, në pamjet e ndara nga organizata “EcoAlbania”, buzë lumit dallohet një gjarpër "i ngrirë" nga nafta.
Zona e paraqitur në foto ndodhet afërsi të Poçemit në Mallakastër, pranë krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Kështu, nafta e Gorishtit rrjedh nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.
Aty gjenden rreth 150 puse aktive nafte, që shkojnë deri në 1500 metra thellësi, të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km². Duhet theksuar se pika më e afërt e presionit industrial ndaj shtratit të lumit ndodhet rreth 1,300 metra larg lumit Vjosa, afër zonës së Poçemit.
Ndërkohë lidhur me këtë katastrofë ka reaguar dhe policia e Vlorë e cila njoftoi se ka vënë në hetim Përparim Memaj, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, Selenicë, pasi dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje.