E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një një 43-vjeçar. Ai është Klajdi Muhametaj, i dënuar edhe më parë për vjedhje. Ai u arrestua nga policia, pasi ka vjedhur një zyrë poste dhe ka tentuar grabitjen e një banke.
Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Objektivi”. Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.
Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:
-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;
-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjedhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./Dosja.al
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vajza në Tiranë. Ato u arrestuan nga forcat blu, pasi dhunuan oficere...
KUKËS- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi pak më parë në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit të policis...
LUSHNJË- Një 19-vjeçar nga Lushnja është arrestuar dhe ka nisur procedimi penal për një braziliane pasi jan&eu...
Foto ilustruse LEZHË- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar për një rast vjedhje. Ata vodhë...
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 70-vjeçar në Vaun e Dejës. Ai u arrestua nga forcat blu...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Vaqarr. Ata u arretuan nga forcat blu, pasi kishin përshtatur ...
Arben Ndoka LEZHË- Ndalohet vëllai i ish-deputeti socialist Arben Ndoka, Gëzim Ndoka pas ishte shpallur në kërkim. Pas ndalim...
Foto ilustruse KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuata më parë në qytetin e Kukësit. Bëhet me dije g...
Petrit Ndou TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e ndodhur...