Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Robelli shkruan ndër të tjera, se teksa në Sava festohej me shampanjë, rrugët e Kosovës ishin të lara me gjak dhe sipas të dhënave të asaj kohe policia vrau 19 demonstrues në Kosovë dhe 49 u plagosën.
TIRANË- Gezetari Enver Robelli ka rikujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale përvjetorin e 37-të të miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Serbia, të cilat në vitin 1989 çuan në heqjen e autonomisë së Kosovës dhe vendosjen e saj nën administrim të drejtpërdrejtë të Beogradit.
Në postimin e tij në Facebook, Robelli shkruan se më 28 mars 1989 parlamenti serb përmbylli etapën burokratiko-juridike të këtij procesi. Gazetari iu referohet edhe raportimeve të mediave ndërkombëtare atë kohë, duke sjellë në vëmendje shkrimet e gazetës britanike The Guardian, e cila përshkruante festimet në Beograd pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Robelli shkruan ndër të tjera, se teksa në Sava festohej me shampanjë, rrugët e Kosovës ishin të lara me gjak dhe sipas të dhënave të asaj kohe policia vrau 19 demonstrues në Kosovë dhe 49 u plagosën.
Postimi i Enver Robelli:
Si sot para 37 viteve Serbia përmbylli etapën burokratiko-juridike për heqjen e autonomisë së Kosovës. Më 28 mars 1989 parlamenti serb miratoi ndryshimet kushtetuese nëpërmjet të cilave Kosova vihej nën administrim direkt të Beogradit duke ia eleminuar të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974.
Siç shkruante atëbotë gazeta britanike “Guardian”, në një festë të organizuar në Qendrën Sava në Beograd, e cila ka një kapacitet prej 4000 vendesh, nacionalistët u rreshtuan para Sllobodan Millosheviqit. “Mbledhja (...) u pasua nga ngrënie dhe pirje e shfrenuar”, shkroi “Guardian”.
Ndërsa në Qendrën Sava festohej me shampanjë, rrugët e Kosovës ishin të lara me gjak. Sipas të dhënave të asaj kohe policia vrau 19 demonstrues në Kosovë. 49 u plagosën, disa rëndë. Një raport i BBC thekson se u vranë 22 demonstrues dhe dy policë.
Sipas “Guardian”, rrugët e Beogradit ishin barrikaduar nën rrezet e ngrohta të diellit të pranverës për të mirëpritur turmat e pushuesve që shëtisnin dhe bandat që luanin muzikë popullore serbe. “Njerëzit vallëzonin dhe këndonin rrugëve, në kryeqytet dhe kudo tjetër nëpër qytetet serbe anembanë republikës u organizuan koncerte në qiell të hapur dhe shfaqje teatrore, ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiejt mbrëmë”. Më 23 mars 1989 Kuvendi i Kosovës, i rrethuar me tanke dhe me agjentë të shërbimit sekret të futur në sallë, votoi për ndryshimet kushtetuese.
Në mediat sllovene si “Delo” dhe “Mladina” dhe në publikimet kroate si “Vjesnik” dhe “Danas” u paralajmërua se me suprimimin e autonomisë së Kosovës kishte nisur procesi i shkatërrimit të Jugosllavisë. Këtë e thotë edhe profesori austriak i të drejtës ndërkombëtare Joseph Marko.
Për dallim nga propaganda serbe, e cila pretendon se shpërbërja e Jugosllavisë nisi me tendencat “separatiste” të sllovenëve, kroatëve e shqiptarëve, Joseph Marko thekson se konfliktin e nisi Serbia me shkeljen e Kushtetutës së Jugosllavisë, e cila e njihte Kosovën si njësi federale. Kjo është e rëndësishme të theksohet edhe për shkak se në mediat perëndimore ka ende propagandistë që qëllimisht ngatërrojnë agresorin me viktimën dhe përziejnë kronologjinë e ngjarjeve.
GREQI- Një operacion policor është zhvilluar në orët e para të së shtunës, në Burgun famëkeq të Ko...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur të dënojë 3 persona që sipas policisë së Shkodrës, janë lidhje shoqërore e dr...
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku si pasojë janë plagosur tre person...
foto ilustruese VLORË- Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në fshatin Risili të Vlorës, duke shmangur...
Pesë ditë nga publikimi i skandalit seksual në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Shqiptare, SPAK ka ftuar dhe ka marrë ...
pamje nga vendngjarja GRAMSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Gramshit. Mësohet se një automjet ka humb...
foto ilustruese VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlo...
Aksioni TIRANË- Nëntë persona janë vënë në pranga mbrëmjen e kaluar, pasi janë kapur në clubet e Tir...
KOSOVË- Komuna e Prishtinës i ka larguar nga sheshi kryesor i kryeqytetit të Kosovës disa tabela me përmbajtje që është...
Policia TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për mashtrim. Mësohet se i ...