Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Seanca e apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se 6 orë me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.
TIRANA- Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë sot për masat e sigurisë që ishin ankimuar nga avokatët e 10 të akuzuarve të dosjes së evazionit fiskal të "Bankers Petroleum", teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Seanca e apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se 6 orë me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e "Bankers Petroleum". Ish-drejtori Leonidha Çobo e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj kompanie, akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Përfaqësuesit e ambasadës kineze në Tiranë, që ndodheshin në ambientet e jashtme të Apelit për të ndjekur nga afër procesin, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. Arsyeja për këtë është ndjeshmëria e lartë e çështjes.
Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa katër persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit.
Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%. Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.
Foto ilustruese SARANDË- 'Saranda Tower', një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë ...
Ermal Beqiri TIRANA- Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution&rdquo...
Foto ilustruese THETH- Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotograf...
Foto ilustruese SHQIPËRIA- “Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Un&...
Foto ilustruese EUROPA- Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptar&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...
biznesmeni sokol meqemeja TIRANË- Biznesmeni Sokol Meqemeja, është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me ndërtimin pa leje t&...
pamje nga vlora VLORË- Qyteti i Vlorës është përballur pasditen e sotme më një stuhi që zgjati vetëm disa minu...
aksidenti LUSHNJE- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve, në a...
foto ilustruese TIRANË- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se përmes një kredie prej 30 milion&eu...