LIVE UPDATES
Aktualitet

Faqja anonime në Instagram shantazhonte adoleshentet në Korçë, arrestohen dy vajzat që publikonin fotot dhe videot intime

Policia bën me dije se faqen anonime në Instagram e menaxhonin dy vajza. Dy vajzat pasi u identifikuan dhe u arrestuan për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

7 Shkurt 2025, 19:18 Nga N.F
Faqja anonime në Instagram shantazhonte adoleshentet në
Foto ilustruese

KORÇË- Disa ditë pas denoncimeve të njëpasnjëshme nga adoleshentet në Korçë për një faqe online në Instagram, policia ka arritur të identifikojë përgjegjësit. Policia bën me dije se faqen anonime në Instagram e menaxhonin dy vajza. Dy vajzat pasi u identifikuan dhe u arrestuan për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Ato prej kohësh në faqen anonime në Instagram publikonin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët. Pas identifikimit të vajzave policia pritet të marrë masa për dy minoret.  Vajza e identifikuar me inicialet P.M, mësohet se ka qenë administratorja e profilit "laviret e Korçës" në Instagram. Ndërsa vajza tjetër e identifikuar me inicialet E.P, ishte përgjegjëse për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

“Operacioni policor “BOOMERANG” - Arrestimi i autoreve të bullizmit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve të papërshtatshme në rrjetin social Instagram. Korçë, 7 shkurt 2025 – Në kuadër të një hetimi të thelluar dhe intensifikues, strukturat hetimore të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “BOOMERANG”. Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi për hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.

Fale hetimeve të thelluara të eksperteve te Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë ndërkombëtare Meta I.N.C dhe Google I.N.C, u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky bashkëpunim ka qenë jetik në identifikimin dhe ndalimin e autorëve, si dhe në mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në procesin e drejtësisë.

Nga hetimi intensiv, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, parashikuar nga neni 117/2 i Kodit Penal, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale: • P.M, e cila ka qënë administratorja e profilit "laviret e Korçës" në Instagram. • E.P, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për këta shtetas në datën 07.02.2025. Ky operacion ka qenë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike, dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online. Strukturat tona të hetimit janë angazhuar vazhdimisht për të mbrojtur ata që janë më të pambrojtur dhe për të siguruar një mjedis të sigurt në internet," thuhet në njoftim.

Disa vajza të cilave u janë publikuar të dhënat mësohet se kanë dëmtuar veten pasi iu është publikuar emri apo fotoja në Instagram. Faqja krahas publikimeve, videove dhe fotove iu shkruante këtyre vajzave duke ju kërkuar foto dhe video e duke i kërcënuar se në rast se nuk iu dërgojnë, do të publikojnë të tjera që i kanë siguruar në rrugë të ndryshme.

shantazh ne rrjetet sociale policia korce

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet