Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përmes hetimeve që zgjaten disa muaj, autoritetet arritën të dokumentonin procesin e sigurimit dhe shitjes së lëndës narkotike në doza.

BERAT- Policia e Beratit, ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në zonën e Dimalit. Përmes hetimeve që zgjaten disa muaj, autoritetet arritën të dokumentonin procesin e sigurimit dhe shitjes së lëndës narkotike në doza.
Si rezultat, Gjykata e Beratit caktoi masën "Arrest në burg" për dy të rinj të moshave 19 dhe 22 vjeç. Ndërsa ndaj një 17-vjeçari u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në shtëpi".
NJOFTIMI I POLICISË:
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Dimali 3”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike kokainë, në Dimal. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit. Arrestohen 3 pjesëtarë të grupit dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Si rezultat i hetimit të ndjekur për disa muaj, me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike kokainë në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Dimali 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit, konkretisht:
“Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
ELBASAN- Një apartament në qendër të Elbasanit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05. Ngjarja n...
LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë, ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Savër në Lushnjë. Trupi ...
Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar dr...
Foto ilustruse TIRANË- Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në vend, të shoq&e...
Foto ilustruse TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacini i zhvilluar kundër call center në Tiranë. Në kudë...
SHBA- Arion Kurtaj, një haker me origjinë shqiptare, u bë protagonist i një prej goditjeve më të mëdha në historin&eum...
Godina te Rruga e Kavajës TIRANË- Ndërtesa që po shihni më sipër është godina e cila u godit gjatë aksionit, k...
Foto ilustruse TIRANË- Katër persona janë arrestuar dhe 60 operatorë janë marrë në pyetje në kuadër ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka nisur një aksion kundër call center-ave në Tiranë, ku kanë goditur dy godina në t...
foto ilustuese GJERMANI- Gabi dhe Konrad Woller një çift gjerman të cilët në vitin 2016 lanë Gjermaninë me synim...