LIVE UPDATES
Aktualitet

Firma Beralb nuk mjaftohet vetëm me Fushë-Arrëzin, shkatërron edhe fshatin Kimëz në Pukë, shteti hesht!

19 Prill 2026, 22:30 Nga D.S

Firma Beralb nuk mjaftohet vetëm me Fushë-Arrëzin,

Në verën e vitit 2025, pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të zonës, udhëtuam në Fushë-Arrëz të Pukës, për të parë nga afër shkatërrimin që i bëhet prej një kohe të gjatë lumit Fan, nga shoqëria aksionere Beralb, e cila operon prej shumë vitesh në territorin tonë në sektorin e pasurimit të bakrit, dhe ajo çfarë pamë është pak të quhet një skandal mjedisor. Paralelisht me punën tonë, edhe Qëndra për Transparencë dhe Informim të Lirë ka kryer analiza serioze për të parë rrezikshëmrinë që paraqet ndotja e lumit. Analizat që janë bërë tregojnë norma shumë herë më larta se sa standartet e lejuara të vendit tonë. 

“Është vënë re që në derdhjen e një kanali, i cili vjen nga dampa e pasurimit, limitet janë shumë të larta, sidomos i Aluminit. Gjithashtu Hekuri i cili ka një limit prej 200 mlgr/L, por këtu është 65.000 mlgr. Gjithashtu dhe Nikeli, rezulton mbi limitin e lejuar. Kjo tregon që këto ujëra janë të ndotura, por edhe vetë aspekti i lumit Fan tregon që ka një ndotje pasi vihet re me sy që janë oksidet e metaleve, sidomos të hekurit, ajo ngjyra e kuqerremtë, ishte shumë e dukshme. Edhe llumi i këtij lumi është gjithashtu i ndotur, pasi aty depozitohen gjithmonë këto ujëra, lënë një pjesë të minerareve të tyre në to. Këto ujëra sipërfaqësorë shpeshherë infiltrohen me ujërat e pijshëm. Nëse dikush ka një pus këto ujëra mund të infeltrohen dhe të ndotin ujin të cilin ata banorë e përdorin, në mos e përdorin për të pirë mund ta përdorin për të gatuar dhe metalet e rënda janë persistente, qëndrojnë aty, por gjithashtu për faunën dhe florën, është rrezik shumë i madh pasi asnjë gjallesë nuk do të jetonte në këto kushte, në këto përqëndrime të larta”, shpjegon për gazetarin Freard Rista, eksperti i kimisë Sokol Abazi.

Mirëpo shoqëria aksionere Beralb, e ka shtrirë aktivitetin e saj në disa zona të vendit tonë duke u kthyer kështu në një ndotëse masive dhe konsistente e natyrës. Kësaj here udhëtojmë në fshatin Kimëz të Pukës. Në përroin e fshatit, gurët, uji, toka, kanë marrë ngjyrë të kuqerremtë për shkak të derdhjes së mbeturinave që Beralb bën në këtë zonë.

“Firma që operon që në vitin 2000 ka ardhur këtu, e ka bërë fshatin të pabanueshëm. Deri para 1-2 vitesh, sterilin që e nxirrnin, e lëshonin në tokë. Mullirin e kemi jashtë funksionit. 400-vjeçar është ky, ka rreth 7-8 vite që nuk punon. Sa është krijuar fshati ynë, mulliri ka qenë në funksion gjithë kohën. Nga acidi i tepërt, tubi i ujit është shpuar dhe është jashtë funksionit. Edhe këto fletët e mullirit nga acidi ngrihen, sepse është acid i fuqishëm”, thotë banori i zonës, Bardhok Ndoj, duke shtuar se kanë bërë ankesa, por nuk janë marrë parasysh.

“Kemi 20 vjet që ankohemi dhe nuk bën askush asgjë. Fare. Edhe burimi i ujit atje që kemi pirë sa mbahet mend fshati, prapë është jashtë funksionit. Sterili kur bie shi vjen i gjithi këtu në përrua. Ja si e ka bërë. Tokë acid. Kam vreshtat jashtë funksionit, do ju çoj edhe aty. Çdo gjë është në vesh të shurdhër këtu, mundohu sa të duash, nuk pyet kush”.

Bardhoku thotë se shumë banorë të fshatit janë të punësuar nga firma Beralb dhe kanë konflikt interesi, ndaj nuk mund ta ngrenë zërin për të kërkuar të drejtën e tyre.  

“Pjesa dërrmuese punojnë te kompania dhe nuk mund të ankohen sepse janë të lidhur ekonomikisht. Nuk mund ta ngrenë zërin. I fshin ai nga puna, nuk pyet, i heq. Edhe kanë ngelur tani pa zë. Fshati ka ngelur po e sheh vetë si është, nuk ka më keq”. 

54-vjeçari deklaron se tokat nga uji i lumit që përdorin për vaditje, nuk po prodhojnë më. 

“Tokat nuk prodhojnë fare. Arrat që u kanë pas bërë dikur, sot asnjë kokërr. Dhe thana që është druri më i fortë, nuk jep më tani. Ka mbaruar çdo gjë për shkak të kompanisë. Asnjë masë! Fare! Nuk të hapin as derën“. 

Një nga banorët e dëmtuar është edhe Albert Ndoj. 42-vjeçari thotë se gjithçka ka mbjellë me familjen e tij është shkatërruar nga kompania Beralb.

“Kjo pjesa këtu ka qënë tokë trashëgimie dhe ka patur mbi 30 rrënjë arra në prodhim. Kemi vënë edhe të vogla kanë qënë në rritje. Kanë hedhur gurët me fadromë i kanë zënë i kanë thyer. Këtu sot mund të ishin dhe 70 rrënjë arra që i kemi vënë. Kam patur mundësinë të furnizoja gjysmën e Mamurrasit me arra, sot do i blej edhe për vete”. 

Në realitet, i gjithë fshati të jep përshtypjen sikur është hedhur vërtetë acid mbi të. Pemët janë të thara, toka, burimet, e gjithë zona po vuan pasojat e aktivitetit të kompanisë turko-kinezo-izraelite. 

“Djersën e familjes mua ma kanë shkatërruar totalisht, u bënë 16 vite, për të mos thënë më shumë. Unë me ato arrat dhe me këto gjërat këtu kam ngrënë bukën deri vonë, e tani, ku të jetoj unë?”, shprehet 42-vjeçari.

Pranë fshatit Kalivare takojmë 65-vjeçarin Zef Nikolli, një tjetër banor autokton, i prekur drejtpërdrejt nga aktiviteti i kompanisë Beralb.  

“Historikisht që kur ka ardhur kjo unë ka patur pretendimet e mia, kryesisht ujin e vaditjes dhe pluhurat e rrugës. Derisa më kërcënuan më thanë do të heqim nga puna po fole më. Unë kërkoj që uji i vaditjes të jetë i pastër. Dëmtimet që më janë bërë në bujqësi të dëmshpërblehem zotëri. Toka rreth 20% prodhon, 80% jo. Kam mbjellë 1 dynym tokë vjet dhe kam marrë 140 kg misër, ajo tokë që ka bërë dikur 6 kiuntal (600 kg). Të paktën të na lënë në punën tonë. Asnjë lloj zgjidhje. Pjesa më e madhe e këtij pellgu këtu është i punësuar dhe nuk flet. Kanë konflikt interesi ata. Nuk mund të flasin dhe nuk mund të pretendojnë për asgjë”. 

Me qëllim për t’i dhënë fund kësaj katastrofe mjedisore, disa banorë të zonës kanë bërë denoncim edhe në Prokurorinë e Shkodrës. Në një korespondencë zyrtare me këtë të fundit, na u bë me dije se në vitin 2025 është regjistruar procedim penal ndaj kompanisë Beralb dhe çështja vijon të mbetet në hetim, e meqë çështja është në hetim, e ndjejmë si detyrim t’i bashkohemi banorëve me kallëzimin tonë për çfarë kemi parë, investiguar dhe dokumentuar përgjatë këtyre 9 muajve. Të ngresh zërin për mjedisin, nuk është më gazetari, por një detyrim qytetar./Piranjat.al

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2026, 22:23 D.S

Hëna është afër, ëndrra shumë larg

Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. Të ngre sytë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës