LIVE UPDATES
Aktualitet

Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se nuk i ftuan: Nuk do të duhej të hartoheshin në atë mënyrë...

Bëhet fjalë për një fjalor me 125 mijë njësi leksikografike duke u renditur si fjalori më voluminoz i shqipes. Por, krejt kjo është bërë njëanshëm, pa bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

15 Janar 2026, 20:13 Nga E. D

Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ Akademia e Shkencave në Kosovë

KOSOVË- Akademia e Shkencave e Shqipërisë të martën e ka publikuar në versionin online Fjalorin e madh të gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për një fjalor me 125 mijë njësi leksikografike duke u renditur si fjalori më voluminoz i shqipes. Por, e gjithë kjo është bërë njëanshëm, pa bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë këtë proces e kishte filluar po ashtu njëanshëm duke paralizuar po ashtu edhe funksionimin e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, që përbëhej nga anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Nga ideja e standardizimit të leksikut për të vënë parimet bazë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë kishte kapërcyer te projekti për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe pa kurrfarë marrëveshjeje. Këtë projekt do ta niste më 2021 duke angazhuar në grupet e punës disa studiues të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Fjalori i publikuar në parathënie sqaron se posedon rreth 105 mijë fjalë në zëra të veçantë, pastaj rreth 3 mijë e 500 fjalë “të fshehura” në kuptime si emra, mbiemra e ndajfolje, rreth 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, rreth 5 mijë togfjalësha terminologjikë, rreth një mijë e 200 emërtime shkurtësore, rreth 250 terma të rinj të paasimiluar fonetikisht, rreth 1.650 shprehje të huaja të paasimiluara e rreth 250 mijë  kuptime leksikore.

Bazuar në parathënie, Fjalori  vjen si vepra leksikografike prej kohësh e munguar dhe mjaft e kërkuar nga shumë përdorues të gjuhës shqipe. Sipas hartuesve, ky Fjalor, duke qenë normativ, përveç që ndihmon për ruajtjen e pastërtisë së shqipes e për njësimin gjuhësor sipas standardit, u shërben gjithashtu edhe të huajve që mësojnë e studiojnë shqipen thellësisht.

“Projekti bashkë me grupin fillestar të autorëve të veprës u miratuan dhe u pranuan nga ASHSH e nga ASA, si dhe u mbështetën me bashkëpunimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP) e të Universitetit të Kalabrisë (Kozencë), me leksikografë nga Universiteti i Tiranës, nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe nga leksikografë të tjerë nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga Palermoja”.

E gjitha kjo është bërë pa Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e po ashtu pa miratim të leksikografëve të Universitetit të Prishtinës. Pikërisht parimet ishin ato që ndanë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, sa i përket projektit për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe.

“Në Këshillin Ndërakademik ishte paraparë të diskutoheshin çështjet e leksikut. Së pari, pra, do të përcaktoheshin parimet e punës dhe do të zgjidheshin dilemat. Ne, në Akademinë e Kosovës, nuk e kemi parë të arsyeshme të punojmë pa ato parime dhe nuk kemi pranuar të përfshihemi në atë mënyrë”, ka thënë gjuhëtari, profesori universitar i akademiku Bardh Rugova.

Ai gjithashtu ka shtuar se duan ta gjykojnë punën e askujt.

“Por mendoj se nuk mund të ketë projekte të gjuhës shqipe pa përfshirjen e ASHAK-ut. Shqipja nuk është e drejtë autoriale e askujt. Fjalorët, në radhë të parë, janë mjete standardizuese. Nuk do të duhej të hartoheshin në atë mënyrë, pa marrëveshje ndërinstitucionale”, ka thënë ai.

akademia e shkencave në kosovë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës