LIVE UPDATES
Aktualitet

Forumi i biznesit Shqipëri – Izrael, Balluku: Bashkëpunimi mes dy vendeve ka ardhur duke u rritur

Vitet e fundit është shënuar një dialog në rritje mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku përveç bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ka pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë diplomatik.

7 Shtator 2023, 12:51 Nga r.ll
Forumi i biznesit Shqipëri – Izrael, Balluku: Bashkëpunimi mes
Belinda Balluku në forumin e biznesit Shqipëri- Izrael

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qenë e pranishme në forumin e biznesit, Shqipëri – Izrael.

Gjatë fjalimit të saj ministrja tha se dy vendet kanë një histori të gjatë të miqësisë dhe bashkëpunimit mes tyre.

Balluku tha se vitet e fundit është shënuar një dialog në rritje mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke shtuar se bashkëpunimi mes vendeve nuk ka qëndruar vetëm në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por ka pasur  edhe një bashkëpunim të ngushtë diplomatik.

FJALA E PLOTË E MINISTRES BALLUKU:

Të nderuar pjesëmarrës

Është kënaqësi të ndodhem sot në një Forum i cili zhvillohet midis dy vendeve me një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi, por çfarë është më e rëndësishme, një Forum i cili i adresohet biznesit izraelit dhe atij shqiptar dhe padyshim Qeveria Shqiptare është e qartë se biznesi është motori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe në kushtet ku sot ndodhemi, në një momentum historik për zhvillimin e Shqipërisë sigurisht partneriteti me vende të cilat kanë histori të ngjashme me ne deri diku, por që kanë avancuar përmes sfidave dhe sprovave është padyshim bashkëpunimi më i mirë.

Vitet e fundit duhet të themi se është shënuar një dialog në rritje midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe padyshim ky dialog ka qenë thellësisht konstruktiv. Nga ana tjetër dua të them se unë jam një nga dëshmitarët e këtij dialogu pasi në muajin Janar unë kam vizituar, përmes një vizite zyrtare, Izraelin dhe kam takuar shumë nga kolegët e mi duke nisur nga Ministri i Jashtëm, Ministrja e Transporteve, Ministri i Energjisë, ai i Infrastrukturës dhe Ujit, pra të gjithë ato sektorë kyç në të cilët ne bashkëpunojmë. Kemi diskutuar për projekte konkrete, kemi shkëmbyer eksperienca dhe mbi të gjitha kemi hapur një faqe të re pasi edhe unë, edhe Kryeministri edhe të gjithë personat përgjegjës kemi nisur një bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Cybeer security, një nga Agjencitë botërore të ekselencës dhe prej asaj kohe, prej atij takimi AKCESK, Agjencia e Sigurisë Kibernetike Kombëtare Shqiptare, është në një partneritet të ngushtë me Agjencinë izraelite. Duke përfituar nga e gjithë eksperienca e tyre edhe duke na iluminuar edhe për masat që duhet të marrim, pasi ne vitin e kaluar patëm një sulm shumë të vështirë për t’u përballuar, por që Izraeli dukej i mësuar me sulme të tilla.

Dua të them gjithashtu që bashkëpunimi ynë nuk ka qëndruar vetëm në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë diplomatik sidomos edhe në organizatat ndërkombëtare duke mbështetur njëri tjetrin, diçka që tregon besimin dhe të gjithë këtë marrëdhënie historike që ka midis dy vendeve tona

Por unë do të qëndroj tek biznesi meqenëse sot kemi një Forum biznesi, një Forum që kërkon të nxisë bashkëpunimin midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atij izraelit, një Forum që kërkon të hapë fusha të reja dhe horizonte të reja tashmë që Shqipëria është kthyer në një nga vendet më atraktive për bizneset e huaja dhe e them këtë duke u bazuar mbi fakte dhe mbi shifra pasi të gjithë reformat shtet formuese që ne kemi bërë padyshim kanë dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm.

Sot në Shqipëri operojnë kompani ekselence nga më të mëdhatë duke nisur nga ato të hidrokarbureve siç është SHELL apo ENI, por sot në Shqipëri operojnë në fushën e energjisë, dhe unë po i referohem fushave të cilat mbuloj, operon Voltalia franceze, Total, francez, Verbun austriak e shumë e shumë kompani të tjera duke ju referuar këtu telekomunikacionit dhe të gjithë sektorëve ku ne kemi kompani të mëdha ndërkombëtare që kanë ardhur në Shqipëri jo nga ndonjë dashur platonike, kanë ardhur sepse sot Qeveria Shqiptare me reformat që ka aplikuar duke nisur nga ajo në drejtësi, reformat fiskale dhe gjithçka tjetër ka krijuar kushtet dhe klimën e biznesit për të ardhur në vendin tonë për të investuar, për t’u ndjerë i mbrojtur dhe për të vazhduar biznesin dhe investimin si të ishte një qytetar i Shqipërisë.

Unë takoj shumë biznesmenë të huaj dhe gjithmonë ata kanë atë hezitimin e parë, çfarë duhet të bëjmë, me kë duhet të lidhemi, a keni ju emra të cilët mund të na ndihmojnë etj, dhe unë i kam thënë gjithmonë bashkëpunimi me sektorin privat shqiptar është diçka që duhet ta bëni sepse sigurisht të kesh një partner lokal është shumë mirë, por nga ana tjetër ndihuni në vendin tuaj, ju nuk keni nevojë për askënd. Ju keni Republikën e Shqipërisë partneren tuaj dhe kur vini këtu ndihuni siç jeni në vendin tuaj, ne aplikojmë të njëjtat rregulla, të njëjtat ligje për të gjithë.
Do ti referohem disa shifrave për ta bërë situatën më konkrete.

Nga të dhënat që më janë referuar nga institucionet shtetërore shqiptare rezulton se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona për vitin 2021 ishin 40 milionë euro, ndërkohë të realizuara për vitin 2022 kanë qenë 57 milionë euro. Për periudhën 6 mujore të 2023-it kemi arritur në 21 milionë euro dhe unë shpresoj që të tejkalojmë atë të vitit 2022 pasi kjo është sfida jonë. Numra më të rritur nga vitit në vit, punë të tjera të mbaruara nga viti në vit, rezultate të prekshme nga viti në vit.

 

belinda balluku shqipëri izrael

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë