8 Shkurt 2025, 15:23
Nga r.ll
autori
TIRANË- Një sasi lënde ekplozivi i është vendosur më 31 janar një restoranti në Fushë- Krujë. Ditën e sotme janë publikuar dhe pamjet nga momenti që autori vendos sasinë e tritolit restorant "Brazilit". Autori i identifikuar si 41-vjeçari Mondi Topalli, shihet i maskuar me kapuc dhe maskë të zezë dhe pasi hedh lëndën plasëse, largohet me vrap nga vendngjarja.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Autori vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa është proceduar penalisht dhe babai i tij për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë kontrollit në banesën e babait efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.
“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhej në njoftimin e policisë dje.
mondi topalli restorat brazili
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 15:14
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durr&...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 15:06
r.ll
pamje nga vendi i protestes
TIRANË- Partia Demokratike pritet të zhvillojë pasditen e sotme protestë para kryeministrisë. Detaje t...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 14:53
B.Z
Natasha Chambers
MBRETËRI E BASHKUAR - Një nënë e divorcuar e katër fëmijëve thotë se ajo u mashtrua nga një e...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 14:09
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seks...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 13:56
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka vendosur në pranga Arsen Matollarin, i cili në bashkëpunim me 26-vje&ccedi...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 13:46
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme protestën e rradhës para Kryeministrisë....
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 13:40
N.F
TIRANË- Një 66-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme tragjikisht në Tiranë. Viktima mësohet se po punonte në nj&...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 12:55
N.F
Policia dhe banori në protestë
DELVINË- Blegtorë kanë dalë ditën e sotme në rrugë në protestë në...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 13:02
E. D
Fushata zgjedhore e LVV
KOSOVË- BE e SHBA prej vitesh nxisin Kosovën të arrijë marrëveshje me fqinjen e saj Serbinë, që ...
Aktualitet
8 Shkurt 2025, 12:52
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kos...