LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Kinemaja Verore e DPA-së çel sezonin, prezantohet aplikacioni i biletave

Duke filluar nga data 24 qershor, Kinemaja Verore pranë DPA-së do të nisë një sezon të ngjeshur artistik me shfaqjen e realizimeve filmike, që risjellin kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut. Përmes kësaj nisme, DPA-ja përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm: janë pikërisht të rinjtë dhe të rejat ata që kanë dalë në mbrojtje të Atdheut, kur liria e tij ka qenë e rrezikuar.

20 Qershor 2024, 11:46 Nga N.F
FOTO/ Kinemaja Verore e DPA-së çel sezonin, prezantohet aplikacioni
DPA

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) prezanton kalendarin e shfaqjeve të filmave në Kinemanë Verore, kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit, si dhe aplikacionin e ri të rezervimit të biletave, ku hyrja është falas, teater.arkiva.gov.al. Krahas këtyre filmave, në këtë teatër/kinema verore do të mbahen edhe shfaqje teatrore dhe filma artistikë të Universitetit të Arteve (UA), që do të mund të rezervohen përmes këtij aplikacioni.

Duke filluar nga data 24 qershor, Kinemaja Verore pranë DPA-së do të nisë një sezon të ngjeshur artistik me shfaqjen e realizimeve filmike, që risjellin kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut. Përmes kësaj nisme, DPA-ja përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm: janë pikërisht të rinjtë dhe të rejat ata që kanë dalë në mbrojtje të Atdheut, kur liria e tij ka qenë e rrezikuar. Falë tyre, gëzojmë sot një vend të pavarur, që e drejtojnë vetë shqiptarët.

Në Kinemanë tonë Verore, që zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh, do të shfaqen plot 10 filma, në shenjë përkujtese të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist. Për ndjekjen e secilit prej filmave, të interesuarit duhet të kryejnë rezervimin e ulëses së tyre, duke iu drejtuar adresës teater.arkiva.gov.al Në këtë aplikacion, nevojitet të kryhet përzgjedhja e filmit, si edhe depozitimi i gjeneraliteteve (emër dhe mbiemër) dhe i postës elektronike.

Kjo nismë, që gëzon bashkëpunimin me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), vjen në vazhdën e synimit të DPA-së për t'i njohur të rinjtë me të shkuarën, nëpërmjet formave bashkëkohore. Po ashtu, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes DPA-së dhe Universitetit të Arteve, gjen zbatim e njëjta procedurë rezervimi edhe për ndjekjen e punimeve teatrale apo kinematografike të studentëve. Në të dyja rastet, rezervimi është falas.

Ndërkaq, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave kudo nëpër Shqipëri, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrës së pushtuesve.

Në repertorin e përzgjedhur, bëjnë pjesë filmat:

“Gjeneral Gramafoni”, më 24 qershor, ora 20:00;
“Lulëkuqe mbi mure”, më 16 korrik, ora 20:00;
“Partizani i vogël Velo”, më 25 korrik, ora 20:00;
“Mëngjese lufte”, më 14 gusht, ora 20:00;
“Yjet e netëve të gjata”, më 29 gusht, ora 20:00;
“Njeriu me top”, më 11 shtator, ora 20:00;
“Nusja dhe shtetrrethimi”, më 24 shtator, ora 18:00;
“Malet me blerim mbuluar”, më 8 tetor, ora 18:00;
“I teti në bronz”, më 28 tetor, ora 18:00;
“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, më 11 nëntor, ora 18:00.

drejtoria e përgjithshme e arkivave kinemaja verore aplikime


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje