Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Protesta ka nisur në orën 18:00 nën sloganin “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”, ku protestuesit bënë thirrje për ndalimin e luftës në Gaza.

TIRANË- Protesta për gjendjen e palestinezëve në Gaza është zhvilluar pasditen e sotme në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet. Mes protestuesve është edhe aktivistja ndërkombëtare Greta Thunberg.
Protesta ka nisur në orën 18:00 nën sloganin “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”, ku protestuesit bënë thirrje për ndalimin e luftës në Gaza.
Në protestë kanë mbajtur fjalën e tyre disa nga pjesëmarrësit mes tyre dhe aktivistja e njohur në mbarë botën. Thunberg tha se situata e rëndë humanitare në Gaza është pasojë direkte e heshtjes së botës kundrejt veprimeve të Izraelit.
“Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Kjo është në vazhdim të politikave të paligjshme të Izraelit, që ka shkatërruar furrat e bukës për të vazhduar fushatën e urisë në Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnë dorë më dorë për me shtypjen dhe palestinezët po dëshmojmë këtë në radhë të parë. Ne po jetojmë në një kohë që karakterizohet nga gjenocidi, katastrofat natyrore. Gjenocidi në Gaza, krimet humanitare në botë dhe eskalimi i ngrohjes globale kanë të njëjtin shkak. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër?”, u shpreh ajo.
Edhe më herët Thunberg u shpreh përmes një videoje ku tregonte pjesmarrjen në protestën e sotme se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Aktivistja shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.
kryeministria TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme disa ndryshime dhe shtesa në vendi...
Foto ilustruese KRUJË- Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se nj&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Edhe pse interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, përdorimi ...
sonila qato TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Sonila Qaton dhe 9 të pandehur të tjerë të cil&e...
aksidenti DIMAL- Një tjetër aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në vend. Pasditen e sotme në qytetin ...
Foto LURË- Zjarri i rënë prej disa ditës në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktiv ndërsa...
spitali i traumes TIRANË- Një çift bashkëshortësh u plagosën rëndë ditën e sotme pasi makina e tyre dol...
foto ilustruese KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK)...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Shqiptarët u arrestuan pasi akuzohen për vjedhje...
foto ilustruese PESHKOPI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Luzni. Sipas in...