LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

Minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. “Më kanë zhgënjyer me rrogën dhe me kushtet. Brenda ligjit dhe kushtetutës, ne duam kushte për punë”, tha Përparim Simoni, minator protestues. Simoni tha se ata kërkonin drejtësi në vendin e punës.

13 Tetor 2025, 19:56 Nga E. D
FOTO/ Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç,
pamje nga vendngjarja

SPAC- Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç e përshkallëzuan protestën të hënën, duke bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare turke “Tete Albania” dhe duke bojkotuar punën për të pestën ditë radhazi. Rreth 70 minatorë u grumbulluan në orët e para të mëngjesit në rrugë dhe më pas u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy nga minatorët protestues.

Minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. “Më kanë zhgënjyer me rrogën dhe me kushtet. Brenda ligjit dhe kushtetutës, ne duam kushte për punë”, tha Përparim Simoni, minator protestues. Simoni tha se ata kërkonin drejtësi në vendin e punës. “Unë punoj nëntokë prej shumë vitesh dhe nuk mund të rrezikoj jetën për 20–30 mijë lek të vjetra në ditë. Kemi krijuar sindikatën që prej muajit gusht dhe këta nuk na njohin dhe nuk pranojnë fare të ulen në bisedime”, thotë ai.

Minatorët thonë se ata nuk do të tërhiqen nga kërkesat që i janë bërë kompanisë. “Pagat janë të ulëta, është turp me e ndi kush. Nuk ka shans të tërhiqemi deri në plotësimin e të drejtave tona, të cilat i kemi paraqitur me shkrim”, u shpreh minatori Fran Nikolli, duke paralajmëruar vijim të protestave.

Në mbështetje të punëtorëve doli Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH). Kryetari Kol Nikollaj e quajti sjelljen e kompanisë “tallje” me punonjësit, duke theksuar se e drejta për organizim kolektiv dhe grevë është e mbrojtur nga ligji dhe konventat ndërkombëtare. “Minatorë, forca juaj është bashkimi. Ju jeni bijtë e tokës, ata që nxirrni pasuritë nga nëntoka, por që shpesh trajtoheni padrejtësisht në dritën e diellit. Sot nuk po flisni vetëm për veten tuaj, por për çdo punëtor të këtij vendi,” tha Nikollaj.

Nga ana tjetër, kompania “Tete Albania”, përmes Drejtorit të Përgjithshëm Cem Koray Vagci, deklaroi se nuk është kundër dialogut, por nuk e njeh si përfaqësues Kol Nikollajn dhe se sindikata me të cilën minatorët po aderojnë “nuk plotëson kriteret ligjore”.
“Ne jemi të hapur për bisedime me minatorët dhe këtë ua kemi bërë të ditur, por sindikata me të cilën ata po aderojnë nuk plotëson kriteret ligjore. I kemi kërkuar të plotësojë dokumentet, por nuk i kanë sjellë dhe në këto kushte nuk mund të bëjmë bisedime. Pezullimi i punës që prej datës 8 tetor po na sjell dëm ekonomik dhe do të ndjekim hapat ligjorë për këtë çështje. Nuk është aspak e vërtetë që pagat dhe kushtet e punës janë ashtu siç ata pretendojnë”, tha në një bisedë në zyrën e tij drejtori i përgjithshëm Cem Koray Vagci.

Në mesditë policia ndërhyri kundër protestuesve, duke kërkuar të lirohej rruga e bllokuar, çka solli tensione dhe konfrontime mes palëve. Dy minatorë u shoqëruan në komisariat.

Minatorët thanë se do të vazhdojnë protestën derisa kërkesat të merren në konsideratë dhe të nisin bisedimet formale për kontratën kolektive. Kompania, ndërkohë, këmbëngul në respektimin e procedurave ligjore për njohjen e sindikatës përpara çdo negociate./BIRN

protesta ne spac

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet