25 Janar 2025, 10:34
Nga M.B
Lulzim Visha
TIRANA- Personi në foto është 48-vjeçari Lulzim Visha që u gjet i vrarë dje në makinë në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Ditën e djeshme u raportua se pista paraprake e hetimit është edhe hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri.
Ndërkohë policia njoftoi sot se ka arrestuar 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa ka shpallur në kërkim djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.
lulzim visha
Aktualitet
25 Janar 2025, 10:31
B.Z
Fier
FIER - Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, dhe Inspektori pranë IMT...
Aktualitet
25 Janar 2025, 10:22
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR - Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezh...
Aktualitet
25 Janar 2025, 10:13
M.B
Arma
TIRANA- 37-vjeçari Eduart Lami është arrestuar ndërsa djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, ësht...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:59
B.Z
Izmir Sakica, Samuel Troshani
SHKODËR - Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, kanë mbërritur ditën e sotme në gjykatën e Shk...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një person i identifikuar si E. Lami raportohet se është shoqëruar nga policia lidhur me...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:49
B.Z
Anastas Janullatos
TIRANË - Kryepeshkopi, Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin &l...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:37
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Imzot Arjan Dodaj
TIRANË- Katedralja Katolike "Shën Pali" ka postuar në llogarinë në "Fac...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:36
B.Z
Pamje nga arrestimi
KOLUMBI - Një shtetas shqiptar, i kërkuar për ekstradim për krime të dyshuara lidhur me trafikun e arm&eu...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:30
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në lagjen “15 Tetori” të Fie...
Aktualitet
25 Janar 2025, 09:14
N.F
Foto ilustruese
DELVINË- Një sherr ka agravuar në Delvinë duke sjellë plagosjen e një 38-vjeçar. Ngjarja mësohet ...