Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë.
BRAZIL- Fotoja e mëposhtme është e Ervin Matës, bosi i drogës shqiptare i arrestuar ditën e djeshme në Brazil. 39-vjeçari fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara. Mediat vendase shkruajnë se Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë.
Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente. Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguaian, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.
Kush është Ervin Mata?
Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që nga nëntori i vitit 2023 dhe kundër tij ishte lëshuar një urdhër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet tregojnë se ai koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020. Ervin Mata dyshohet se fitoi 81 milionë lekë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe gjithashtu për organizimin dhe financimin e vrasjeve. Mata akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë.
Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi edhe një kompani që merret me konstruksione metalike./Dosja.al
pamje nga atentati TIRANË- Adriano Mhillaj u shpall në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Balldren, ku humbën jet&eum...
Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gjeti rritje domethënëse të korrupsionit me lejet e ndërtimit n...
Aksidentet rrugore shënuan ulje edhe në muajin e tretë të vitit me një total prej 89 rastesh. Të dhënat zyrtare tregojn&eum...
Krimet në fushën e drogës arritën nivel rekord në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Vitin e kalua...
EUROPË- Shqipëria është vendi i parë në botë që ka prezantuar një “ministër” të drejtuar ng...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthje...
Klodiana Lala dhe Ervin Mata TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Ervin Matës në Brazil. Gjatë një inter...
Ervin Meta BRAZIL- Pamjet e arrestimit të Ervin Matës gjatë arrestimit në Brazil janë publikuar. 39-vjeçari fshihej du...
Ervin Mata BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet p&eu...
Pamje nga arrestimi i Ervin Matës BRAZIL- Ervin Mata, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK ës...