LIVE UPDATES
Menu Kryesore

Zjarret në vend/ Fushë Kruja dhe Oroshi nën flakë, rrezikohet qyteti antik i Albanopolisit

Në përditësimin e saj të fundit Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se vijon puna për shuarjen e vatrave aktive ndërkohë që është bërë e mundur dhe ndërhyrja nga ajri në ato raste ku për shkak të terrenit të vështirë ekipet zjarrfikse e kishin të vështirë ndërhyrjen. 

25 Korrik 2022, 14:56 Nga e.k
Zjarret në vend/ Fushë Kruja dhe Oroshi nën flakë,
Pamje nga zjarri në Fushë Krujë

TIRANË- Vijon të jetë alarmante situata nga zjarret në vend. Zjarrfiksit prej ditësh po përballen me një situatë të paqëndrueshme nga zjarret që të ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe në disa zona nga erërat e forta po djegin dhe shkrumbojnë çfarë ju del përpara.

Zjarri në Fushë Krujë

2 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh në Fushë Krujë. Në Luz po digjet një sipërfaqe e madhe me shkurre e ferra të cilat kanë marrë flakë ndërsa zjarri vijon të përparojë i favorizuar nga era. Ndërsa vatra e dyte është në afërsi të fshatit Zgërdhesh ku ndodhet dhe qyteti antik ilir i Albanopolis.

Zjarrfiksit prej ditësh tashmë po luftojnë me flakët në malet e Krujës dhe kur duket se situata po shkon drejt normalzimit riaktivizohet një vatër tjetër që sipas Policisë janë të qëllimshme dhe pse ende nuk kja asnjë të shoqëruar. 

Zjarret në vend/ Fushë Kruja dhe Oroshi nën flakë,

Zjarri në Kepin e Rodonit

Situata në Kepin e Rodonit vazhdon prej 10 ditësh të jetë alarmante dhe zjarrfiksit në betejë me flakët.  Mësohet se 20 forca zjarrëfikësish kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët e për të mos lejuar përhapjen e tyre. Po ashtu, ndihmë ka ardhur dhe nga ajri, ku një helikopter është angazhuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, 40 ushtarë kanë mbërritur në ndihmë të forcave zjarrëfikëse. 

Zjarret në vend/ Fushë Kruja dhe Oroshi nën flakë,

Zjarri në Orosh, Rreshen

Paraditën e sotme kur dukej se situata po qetësohej nga zjarret që dogjën dhjetëra hektarë pyje në Rreshen një zjarr masiv u përhap me shpejtësi në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku u rrezikuan edhe banesat. Mësohet se zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin shumë pranë vatres së zjarrit duke u bërë një rerezik për jetën e banorëve. Ndërkohë ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë pasi situata paraqitet e rëndë pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në shumë drejtime në të njëjten kohë. 

Zjarret në vend/ Fushë Kruja dhe Oroshi nën flakë,

Zjarri në Velçan të Beratit

Një zjarr masim që sipas Policisë dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm përfshiu dhjetëra hektarë pyje në Velçan të Beratit. Terreni i vështirë e vështirësoi punën e ekipit zjarrfikës të cilët po punojnë ende për vënien nën kontroll të flakëve. 

Situata nga zjarret që kanë përfshirë thuajse gjithë vendin prej javësh vazhdon të jetë e rëndë. Në përditësimin e saj të fundit Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se vijon puna për shuarjen e vatrave aktive ndërkohë që është bërë e mundur dhe ndërhyrja nga ajri në ato raste ku për shkak të terrenit të vështirë ekipet zjarrfikse e kishin të vështirë ndërhyrjen. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se në total aktive në gjithë vendin janë 29 vatra. ipas ministrisë, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

fushë-krujë zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje