21 Korrik 2022, 10:11
Nga e.k
Ulsi Manja
TIRANË- Dhe pse hasi në kundërshtinë e fortë të avokatëve, Harta e re Gjyqësore është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë. Në dalje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi dhe njëherë pse sipas tij kjo Hartë është një zgjidhje për sistemin gjyqësor. Manja u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm dhe për Reformën në drejtësi teksa sqaroi dhe se si do të procedohet me implementimin e Hartës së re Gjyqësore e cila do të bëhet me hapa.
Ulsi Manja: Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë së juridiksionit të përgjithshëm, 1 gjykatë apeli dhe 2 gjykata administrative të shkallës së parë. Miratimi është një hap i rëndësishëm. Harta e Re Gjyqësore është një bashkëpropozim me Këshillin e Lartë Gjyqësorem është një punë e shkëlqyer 3-vjeçare e KLGJ. Dua të bëj me dije se në Gjykatat që do të mbyllen nuk do të cënohet asnjë shërbim, implementimi i Hartës do të bëhet me faza. Harta e re ka disa risi, do të bëjë një shpërndarje të qetë të ndarjes së çështjeve te gjyqtarët, do të ketë një short real.
Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. KLGJ miratoi draftin më 10 qershor dhe i vetmi ndryshim nga propozimi i mëparshëm ishte shtimi i një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë.
Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.
ulsi manja
Menu Kryesore
16 Korrik 2022, 12:20
k.m
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një letre drejtuar institucioneve ekzekutive dhe ligjzbatuese ka ng...
Menu Kryesore
15 Korrik 2022, 10:50
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- 11 persona janë mbytur këtë sezon turistik dhe kjo ka zgjuar reagimin publik. Ka qenë nisma ‘Thurrje...
Menu Kryesore
14 Korrik 2022, 15:06
e.k
Anri Kashiku
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Durrësit pasi një ...
Menu Kryesore
13 Korrik 2022, 14:00
d.a.
Borell
MAQEDONIA E VERIUT- Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integ...