Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo është historia e Rudina Kishtës. Një ditë që nis brenda një banese, por që shpejt kthehet në një seri ngjarjesh ku konflikti familjar, zjarri dhe një akt i rëndë ndaj dy vajzave të saj të mitura e kthyen në ditë tmerri…

TIRANË- Çdo letër që vjen nga burgu nuk është thjesht një kërkesë, por një përballje e gjatë me një moment që nuk kthehet më pas. Jemi koshientë për veprat tona, e dimë që kemi gabuar shumë, por jemi penduar thellësisht dhe besojmë që e vuajmë çdo ditë.
Kjo është historia e Rudina Kishtës. Një ditë që nis brenda një banese, por që shpejt kthehet në një seri ngjarjesh ku konflikti familjar, zjarri dhe një akt i rëndë ndaj dy vajzave të saj të mitura e kthyen në ditë tmerri…
Sipas dosjes, gjithçka nis me një debat me bashkëjetuesin e saj, i cili i kërkoi të largohej nga shtëpia. Kjo kërkesë çoi Rudinën të ndërmarrë një akt të rëndë duke djegur rrobat dhe banesën e bashkëjetuesit, e cila u kthye në hi brenda pak orësh.
Banesën ma ka djegur bashkëjetuesja Rudina Kishte, sepse ajo tentoi njëherë kur unë isha aty. Shkaku që Rudina dogji shtëpinë ka qenë se ajo donte që unë ta çoja të merrte mamanë e saj dhe ta binte te banesa ime, por unë i thashë që me kismet mbase të çoj në darkë. Ajo u mërzit dhe i ka vënë zjarrin banesës, duke më djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Banesa është djegur komplet dhe është bërë e pabanueshme.
“Kur një shoqëri jeton në varfëri, nuk ka asgjë të ndryshme se një shoqëri që jeton në dhunë, se varfëria është mbi të gjitha mungesë mundësish dhe shpesh herë njerëzit që jetojnë të privuar nga një mundësi shkojnë drejt një mllefi të brendshëm, një revolte të brendshme. Por, kjo nuk do të thotë që çdo i varfër të përfshihet në krim”, u shpreh sociologia Entela Binjaku.
“Gratë që kryejnë krime për shkak të presionit social janë një tjetër kategori. Përfshihen tek ajo kategori e shtresave të margjinalizuara, të cilat, në mungesë të oportuniteteve, në mungesë të mekanizmave që do të fuqizonin pavarësinë e tyre emocionale dhe ekonomike, bien pre e një presioni dhe, duke qenë se shoqëria nuk është mbështetëse as në mekanizmat fuqizues, as me mekanizmat që do amortizonin dhe do parandalonin sjellje kriminale tek këto gra”, u shpreh psikologia Almeida Xhaferri.
Pas zjarrit në banesë, Rudina Kishta u largua bashkë me dy vajzat e saj të mitura. Në zonën pranë lumit Seman, një dëshmitar rastësor që po peshkonte përballet me një skenë që nuk ka asnjë lidhje me normalen: një nënë me dy fëmijë që tenton t’i mbysë…
“Ajo i futi vajzat në ujë dhe u përpoq t’ua mbante kokën nën ujë… unë hyra menjëherë për t’i shpëtuar…”
Por, sipas dosjes, veprimet e nënës nuk ndalen as aty. Ajo tenton sërish t’u afrohet fëmijëve, duke krijuar një situatë kaotike, ku vetëm ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë e ndalon tragjedinë të përfundojë deri në fund…
“E pandehura ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për të shkaktuar vdekjen e dy të miturave, të ndërprera vetëm nga ndërhyrja e personave të tretë…”
Sot, nga qelia ajo shpreh pendesë, por një krim i tillë i ka dhënë një prej dënimeve më të rënda: atë të humbjes së lidhjes me më të shtrenjtët, me fëmijët… Një lidhje që, për shkak të tentativës së tmerrshme, nuk mund të justifikohet më./Top Channel
TIRANË- Historitë e dhimbshme nga burgu i grave janë nga më të ndryshmet në serinë e ngjarjeve që ne po i risjellim p&...
TIRANË- Në burgun e Pojskës të destinuar për gratë, mbase lufta e brendshme psikologjike është shumë më e fo...
TIRANË- Edhe në rastin e Mirela Buzallit, gjithçka nis brenda një familjeje me tre fëmijë, ku grindjet ishin kthyer në ru...
TIRANË- Mes rrëfimeve që vijnë për Inside Story si letra nga një botë e mbyllur, qëndron historia e Drane Dedës, ...
TIRANË- Këto nuk janë letra të zakonshme… Janë rrëfime ku krimi dhe pendesa qëndrojnë përballë nj&eum...
Skender Hita KRUJË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas inaugurimit të Komisaria...
TIRANË- Prokurori i SPAK, Dritan Prençi kërkoi të mërkurën në gjykatë sekuestrimin e rreth 100 pasurive të Anto...
pamjet VALENCIA- Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Valencia, pas një përleshjeje masive që ndodhi...
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Tragjasit, në Vlorë. Mësohet, se një automjet ësh...
foto ilustruese FUSH-KRUJË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende t...