LIVE UPDATES
Aktualitet

"Gërdeci"/ Bumçi: Shkëlzen Berishën e kam takuar vetëm për çështje elektorale, faksi është fals

I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien e tij me Shkëlzen Berishën, Bumçi pranoi njohjen po tha se ka diskutuar vetëm për fushatë elektorale.

14 Dhjetor 2023, 15:28 Nga r.ll
"Gërdeci"/ Bumçi: Shkëlzen Berishën e kam takuar
aldo bumci

TIRANË- Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar ditën e sotme për herë të parë në GJKKO lidhur me çështjen e Gërdecit. 

Siç raportohet se ka deklaruar brenda ambienteve të gjykatës, Bumçi tha për gazetarët se faksi për "Shkëlzen Berishën" është fals pasi nuk është shkrimi i tij. Ish-ministri tha se nuk ka nisur kurrë një faks për Shkëlzen Berishën.

“Në shkurt të 2017 doli një projekt-vendim i Këshillit të Ministrave për çështjen e trajtimit të armëve dhe municioneve. Nuk mbaj mend çdo vendim pasi kanë kaluar shumë kohë. Më kujtohet më shumë jam interesuar pasi ndodhi ngjarja. Propozimi i parë i Ministrisë së Mbrojtjes kishte një sërë vërejtjesh nga Ministria e Drejtësisë. Në këto rrethana vendimi i parë nuk kalon në mbledhjen e qeverisë. Vendoset të ngrihet një grup pune teknik me ekspert të pavarur. Qëndrimet e vërejtjet ky grup i reflektoi. Nuk mund t’ju them detaje, gjithçka është e protokolluar mund ti gjeni dhe lexoni. Nuk mbaj mend nëse personalisht kam mbajtur ose jo qëndrim personalisht në mbledhjen e qeverisë por rëndësi ka që ministria e Drejtësisë i kishte paraqitur vërejtjet dhe Këshilli i Ministrave i kishte njohur. Kam qenë i angazhuar në fushatë në kalimin e aktit të projektvendimit të dytë për ngritjen e fabrikës dhe as nuk e kam firmosur. Por nuk dal mbi qëndrimin që për këtë çështje ka marrë institucioni i Ministrisë së Drejtësisë. Asnjë takim me askënd nuk kam kryer lidhur me këtë çështje. Shkresa që përmendni është e protokolluar, ndonjëherë niseshin dhe me fax për efekt shpejtësie përveç postës, imja ishte vetëm ajo e protokolluar dhe e nisur me postë, faxi nisej mbase bga drejtoritë. Ajo për të cilën flitet, ishte e treta, pse duhej të kishte një fax të tretë me shënimin në krye të saj, kur kishte dy të tjera me të njëjtën përmbajtje!? Nuk ka asnjë shkresë të nisur nga unë për “z. Shkëlzen Berisha”. Asnjë fax, asnjëherë për asnjë rast nuk kam nisur. E kam mësuar nga mediat edhe faxin që e kishte nisur drejtoria përkatëse për efekt shpejtësie në përgjigje e procedura. Kur e kam mësuar, kam qenë larguar si ministër i drejtësisë.”-tha ai.

I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien e tij me Shkëlzen Berishën, Bumçi pranoi njohjen po tha se ka diskutuar vetëm për fushatë elektorale.

“Sa i takon marrëdhënies me Shkëlzen Berishën, patjetër që njihemi, mund të them se nuk ka qenë diçka miqësore por politike. Mund të ketë ardhur dy herë në zyrën time dhe ka qenë periudhë fushate elektorale. Diskutimet me të kanë qenë vetëm të këtij formati, politike e fushate. Berisha nuk punonte në Ministrinë e Mbrojtjes, ç’duhej emri i tij në shkresë. Kam bërë kallëzim penal që në 2008 për këtë çështje, ai nuk është shkrimi im, ende nuk di çka bërë Prokuroria e Tiranës me hetimet. Kallëzimin e kam bërë për dëshmi të rremë dhe falsifikim. Emrin e përfolur të Shkëlzen Medanit, nuk e njoh, kam mësuar se dikush me emër të tillë punonte në atë kohë në Ministrinë e Mbrojtjes”, deklaroi ai. 

Gjithashtu, Alma Zili, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes.

“Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellë fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun.”-deklaroi Zili.

aldo bumci ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri