14 Dhjetor 2023, 12:33
Nga I.A
Lulzim Berisha
SPANJË- Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është arrestuar në Spanjë. Mësohet se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës. /Dosja.al
lulzim berisha
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 12:12
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- GJKKO ka shytrë seancën për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës së sotme ka d&eum...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 12:01
r.ll
pamje nga arrestimi
SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga në Shkodër në kuadër të dy operacioneve...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 11:38
a.l
Fatjon Bici
ELBASAN- Katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë mbërr...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 11:08
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohen se regjistronin të dhë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 10:39
a.l
Don Bosko
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mëngjesit të sotëm në zonën Don Bosko në Tiran&...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 10:16
r.ll
foto nga ura e lanes
TIRANË- Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Brrylit në Tiranë, poshtë urë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 09:16
a.l
Autori
TIRANË- Personi që shihni në foto është autori i atentatit të mëngjesit të sotëm në Don Bosko. Ai ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 09:07
I.A
Policia
TIRANË- Një atentat me armë ka dështuar mëngjesin e sotëm në zonën e Don Boskos sot në Tiranë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 08:21
a.l
Tiranë
TIRANË- Mëngjesin e sotëm në kryeqytet janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Rasti ësht...
Aktualitet
14 Dhjetor 2023, 07:39
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Bubullimë në Lushnje. Zjarr...