LIVE UPDATES
Aktualitet

GJKKO i refuzon Fredi Belerit lejen për t’u betuar, Ivi Kaso për BIRN: Qëllimi është ta pengojnë betimin e tij si kryebashkiak...

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, nuk do të ketë mundësi të betohet të martën në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, duke e futur mandatin e tij në një spirale paqartësie.

26 Qershor 2023, 17:18 Nga k.m.
GJKKO i refuzon Fredi Belerit lejen për t’u betuar, Ivi Kaso për
Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi të hënën një kërkesë të avokatëve të Fredi Belerit për autorizim të veçantë, që ai të kishte mundësinë të merrte pjesë fizikisht në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Himarës, i planifikuar për t'u zhvilluar të martën.

Çështja Beleri është një rast i paprecedentë në politikën shqiptare; ai u arrestua më 12 maj për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por i fitoi zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro, që kandidonte për mandatin e katërt. Në kushtet kur nuk ka mundësinë që të betohet, situata ligjore e Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës është e paqartë.

Ligji për vetëqeverisjen vendore parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë ndërpritet kur “nuk pranon të bëjë betimin” dhe ai shkarkohet në rastet kur; dënohet penalisht, kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, apo kur nuk paraqitet në detyrë më shumë se 3 muaj pandërprerë. Opozita akuzon mazhorancën në pushtet se po përpiqet të mbajë në mënyrë të paligjshme në krye të bashkisë, Jorgo Goron. Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ivi Kaso i tha BIRN se “ky është qëllimi dhe është e dukshme”.

Kaso tha megjithatë se Beleri nuk rrezikon të humbë mandatin e tij si kryetar bashkie edhe pse nuk do të bëjë betimin.

“Ligji parashikon shkarkimin në rast se kryebashkiaku ‘refuzon' të bëjë betimin dhe jo kur e ka të pamundur një gjë të tillë,” tha Kaso.

Edhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, i cili do të udhëheqë procedurën e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak të Himarës, mendon se Beleri nuk e humbet mandatin nëse nuk paraqitet për t'u betuar.

“Nuk jap dot mendim për klauzolat juridike,” tha Mamaj, por shtoi se besonte se Belerit “nuk i prezumohet e drejta e betimit për aq kohë sa nuk ka një vendim penal ndaj tij”.

Gjithsesi, ligji është i qartë për faktin se kryebashkiaku i vjetër vijon detyrën deri në betimin e kryebashkiakut të ri, duke i dhënë mundësinë Goros të vijojë të drejtojë bashkinë Himarë deri në qartësimin e fatit ligjor të Belerit.

Goro e drejton këtë bashki si përfaqësues i Partisë Socialiste prej vitit 2011./BIRN

fredi beleri

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri