26 Qershor 2023, 15:48
Nga I.A
Policia
PUKË- Një 23-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi ishteshpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se i riu me emrin Sokol Myftaraj ishte shpallur në kërkim nga policia italiane për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal. Pas arrestimit, Myftaraj do të erstradohet drejt Italisë për tu përballur me gjykimin nga autoritetet italiane.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari. Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz. 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë.
sokol myftaraj
Aktualitet
26 Qershor 2023, 15:47
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria shqiptare prokuroi 107 miliardë lekë ose 1 miliardë euro kontrata publike për periudhën 1 janar 2021 deri ...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 15:28
I.A
Universiteti i Korçes
KORÇË- Mbledhja e senatit të universitetit të Korçës Fan S. Noli është zhvilluar m...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 15:35
k.m.
Foto ilustruese
Edhe këtë vit Shqipëria është shndërruar në “korridor” ku qarkullojnë dhjetëra kil...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 15:23
k.m.
Foto ilustruese
Bujqit e Grabjanit në Divjakë po e korrin grurin duke e ditur se çmimi që do ta shesin, është i ulët. ...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 15:07
k.m.
Dëshmitari
VLORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë mesditën e sotme. Plagosja ka ndodhur sap...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 15:02
k.m.
Momenti kur kërkon ndihmë
VLORË- Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar këtë të hënë n&...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 14:50
A.B
Safet Gjici
TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka pranuar para trupës gjykuese veprimin e bërë në video. Ai thot...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 14:46
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin për kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafanit, Rakip Su...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 14:32
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shpërndarje t&eu...
Aktualitet
26 Qershor 2023, 14:22
A.B
Natasha Velia
TIRANË- Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klient...