LIVE UPDATES
Aktualitet

GJKKO zbardh vendimin/ Si u njoftua masa për kreun e PD-së, Sali Berishën?

Në datën 23.10.2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur pranë sekretarisë së kësaj Gjykate, njoftimin mbi zbatimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj të hetuarit Sali Berisha.

7 Nëntor 2023, 15:06 Nga r.ll
GJKKO zbardh vendimin/ Si u njoftua masa për kreun e PD-së, Sali
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.10.2023, caktoi ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në vendimin e GJKKO-së të zbardhur nga redaksia e TCH Web theksohet se oficerët bënë disa përpjekje që ish-kryeministri Sali Berisha të njoftohej zyrtarisht për masën e dhënë nga GJKKO.

Në datën 23.10.2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur pranë sekretarisë së kësaj Gjykate, njoftimin mbi zbatimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj të hetuarit Sali Berisha.

Në zbatim të vendimit si më sipër, më datë 21.10.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, kanë nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e tij, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj Berishës. Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar oficerët e policisë giyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe njëkohësisht janë ngarkuar që të kryejnë të gjitha veprimet në funksion të ekzekutimit të vendimit, të përpilonte procesverbalin përkatës, duke iu marrë dhe nënshkrimi personit nën hetim.

Sipas procesverbalit ” Për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendimin Nr. 112 Akti datë 20.10. 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin Sali Berisha”, datë 22.10.2023, është marrë informacioni nëpërmjet mediave se shtetasi Sali Berisha kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21.00 në selinë e Partisë Demokratike. Oficerët e policisë janë afruar afër këtij ambienti dhe kanë pritur mbarimin e konferencës për shtyp me qëllim kryerjen e ekzekutimit të vendimit.

Pasi përfundoi konferenca për shtyp, rreth orës 22.45 të datës 21.10.2023, kanë hyrë në ambientet e selisë dhe punonjësit të recepsionit i është kërkuar të njoftonte shtetasin Sali Berisha për t’i komunikuar një vendim. Në pritje e sipër, pasi nuk kanë marrë asnjë pergjigje, nga ana e punonjësit të recepsionit, janë ngjitur në katin e dytë, ku i kanë kërkuar personave që ishin të pranishëm, për t’i orientuar tek zyra e shtetasit Sali Berisha. Ata kanë takuar Akil Krajën, Drejtori i Kabinetit të Partisë Demokratike, ku këtij të fundit i kanë kërkuar që ta orientojë tek zyra e shtetasit Sali Berisha, për t’i komunikuar vendimin. Në pritje e sipër, është paraqitur shtetasi Ledio Nuraj, i cili është prezantuar si avokat dhe përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, të cilit i kanë kërkuar të njëjtën gjë njoftimin e shtetasit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin. Pas disa minutash, shtetasi Akil Kraja i ka komunikuar se duhet të ngjiteshin në katin e tretë dhe së bashku kanë shkuar tek zyra e shtetasit Flamur Noka, ku ishin të pranishëm Flamur Noka, Agron Kuliçi dhe Oerd Bylybashi. Këtyre të fundit u është kërkuar që të njoftonin shtetasin Sali Berisha.

Ky i fundit ishte brenda ambienteve të selisë Partisë Demokratike, por oficerët e policisë gjyqësore ishin në pamundësi të identifikonin zyrën ku ndodhej ai dhe kanë qëndruar pikërisht tek zyra e shtetasit Flamur Noka. Rreth orës 00.10, nga shtetasi Flamur Noka, i është komunikuar se nuk mund të qëndronin dot me në seli pasi nuk mund ta takonin shtetasin Sali Berisha, duke qenë se vendimi ishte ne shkelje te Kushtetutës dhe si i tillë nuk mund t’i komunikohej.

Më pas oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën zyrtare të Berishës. Në hollin e shkallëve, ishte vendosur një shërbim për ruajtjen e banesës së shtetasit Jamarbër Malltezi, me qëllim kryerjen e kontrollit të banesës në datën 22.10.2023. Shërbimi ndodhej në holl të katit të tetë pasi në të njëjtin kat ishte edhe adresa e shtetasit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Rreth orës 00.25 të datës 22.10.2023 janë njoftuar nga shërbimet e policisë që ishin të vendosura aty se shtetasi Sali Berisha kishte hyrë në banesën që ndodhej në katin e tete. Në këto momente ata jane afruar në ambientet e banesës se tij ku ai ndodhej dhe pasi janë ngjitur në katin e tetë, kanë trokitur në derën e banesës. Dera është hapur nga shtetasi Shkëlzen Berisha, i biri i shtetasit Sali Berisha, ku pasi iu shpjegua arsyeja e marrjes së kontaktit nga ana e tyre, u kërkua të njoftohej Sali Berisha për t’u njohur me vendimin gjyqësor dhe urdhrin e ekzekutimit të dërguar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka thënë se babai i tij nuk dëshironte të takohej me asnjë njeri dhe se orari ishte i papërshtatshëm, duke lënë si mundësi ardhjen e tyre të nesërmen në datën 22.10.2023. Në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar nga këto ambiente, për ta njoftuar në një moment të dytë.

Rreth orës 09:45, po të datës 22.10.2023, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në banesën ku jeton Berisha. Dera është hapur nga vajza e tij, shtetësja Argita Malltezi. Pasi u njoftua për arsyen e ardhjes, kjo e fundit ka thënë se babai i saj nuk jetonte në atë banesë, por banonte në katin e katërt të po këtij pallati.

Sipas orientimit të saj, ata kanë shkuar në banesë dhe i kanë rënë disa herë ziles por nuk ka dalë asnjë person. Të ndodhur në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar. Me gjithë përpjekjet e oficerëve të policisë gjyqësore për ekzekutimin e urdhrit të SPAK, nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i Berishës.

Nga ana e Prokurorisë, në kushtet kur i hetuari Sali Berisha refuzonte marrjen në dorëzim të vendimit, është urdhëruar oficeri i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme, për dokumentimin nëpërmjet procesverbaleve përkatëse, të faqeve online nga portale të ndryshme, ku njoftohet dijenia e të hetuarit Sali Berisha lidhur me masën e sigurimit të caktuar ndaj tij nga ana e gjykatës./TCH

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri