LIVE UPDATES
Aktualitet

"S'jam unë!"/ Gjykata kanadeze liron të shumëkërkuarin e Shqipërisë, vrau 'kryeshefin' e Fierit dhe djalin e tij 8-vjeçar

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë François Dadour ra dakord me kërkesën e avokatëve që përfaqësonin Ëngjëll Brahimi, 60 vjeç, që ai të lirohej ndërkohë që çështja e ekstradimit është ende në pritje. Brahimi është përfaqësuar nga avokatët mbrojtës Andrew Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Malik.

18 Maj 2023, 22:53 Nga k.m.
"S'jam unë!"/ Gjykata kanadeze liron të
Ëngjëll Brahimi

KANADA- Ëngjëll Brahimi u dënua në mungesë për vrasjen e një punonjësi policie dhe djalit të tij, por është liruar në Kanada. Shqiptari, që ka jetuar në Montreal prej vitesh me një identitet të rremë për të shmangur burgun në Shqipëri, ku u dënua në mungesë për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij, u lirua me kusht në gjykatën e Montrealit të enjten ndërsa ai sfidon një urdhër ekstradimi. Brahimi u arrestua në Montreal më 26 janar.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë François Dadour ra dakord me kërkesën e avokatëve që përfaqësonin Ëngjëll Brahimi, 60 vjeç, që ai të lirohej ndërkohë që çështja e ekstradimit është ende në pritje. Brahimi është përfaqësuar nga avokatët mbrojtës Andrew Barbacki, Jordan Trevick dhe Sara Malik. Sipas mediave të huaja, qeveria shqiptare pretendon se Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij tetë vjeçar, Asllanin gjatë një prite me armë zjarri më 10 gusht 2000.

Dadour vendosi një sërë kushtesh që Brahimi duhet të zbatojë. Përveç kushteve standarde të lirimit me kusht - që ai të ruajë qetësinë, të respektojë një shtetrrethim dhe të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit - një palë e tretë ra dakord të bënte një depozitë prej 20,000 dollarësh për të mbështetur kërkesën e Brahimit për lirim me kusht.

Gjykatësi vendosi gjithashtu një kusht jashtëzakonisht të rreptë që kërkon që Brahimi të raportojë në RCMP çdo ditë jave, ndërkohë që ai është i lirë me kusht. Normalisht, një personi të cilit i është dhënë lirimi me kusht në një çështje penale kërkohet të paraqitet në një stacion policie një herë në javë ose një herë në muaj.

Çështja do diskutohet sërish në gjykatë më 26 qershor.

Në janar, qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e Brahimit ndërsa pretendonte se ai jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Avokatët e Brahimit kanë pranuar se Kota është vërtet Brahimi.

“Ka pamjaftueshmëri të provave se ai është autori (i dënuar në mungesë në Shqipëri)”, tha Barbacki.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000. Në atë kohë, Brahimi ishte i inatosur me policinë për vdekjen e vëllait të tij. Ky i fundit kishte mbetur i vrarë gjatë një përplasjeje me armë zjarri me autoritetet. Pasi ishte nisur për t'u hakmarrë ndaj tij, ai kishte vënë në shënjestër kreun e hetimeve penale në Fier, Astrit Braçe. Kur Braçe po bënte plazh me familjen e tij, Brahimi i zuri pritë. Ai qëlloi me breshëri, por plumbat kapën 8-vjeçarin, ndërsa vetë polici arriti të largohej.

"Kriminel, ma vrave djalin!"- nisi të bërtiste gruaja e Braçes, por Brahimi e la aty dhe u vu në ndjekje të policit për të marrë hakun e të vëllait. Ai e vrau buzë një lumi dhe trupi iu gjet të nesërmen. Brahimi u arratis fillimisht në Greqi ku ndërroi emrin dhe mori një dokument identifikimi me emrin Piro Kota. Më pas u zhvendos në Quebec ku ndërtoi jetë ndhe familjen e tij duke punuar si shofer kamioni.

Në mungesë, autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim për hakmarrje, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje të ndaluar.

engjell brahimi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen