LIVE UPDATES
Aktualitet

Depoja e armëve në Tiranë/ Gjykata zbardh vendimin: Pse shpallëm të pafajshëm Fatjon Muratin

Pas përmbledhjes së provave të mbledhura nga hetuesit e Tiranës është vendosur që Fatjon Murati të shpallet i pafajshëm.

31 Maj 2023, 18:22 Nga k.m.
Depoja e armëve në Tiranë/ Gjykata zbardh vendimin: Pse
Fatjon Murati

TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi dje që të shpallte të pafajshëm Fatjon Muratin lidhur me bazën e depove që u zbulua në Tiranë. Pas përmbledhjes së provave të mbledhura nga hetuesit e Tiranës është vendosur që Fatjon Murati të shpallet i pafajshëm për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim Krimi”. Por megjithatë Murati sërish është vendosur në masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, pasi nuk e respektoi masën e lënë herën e parë "arrest shtëpie".

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin, i cili akuzohet se ka ngritur një bazë armatimesh në Tiranë. Në seancën e sotme, Kristjan Gjini ka pranuar se ishte ai përgjegjësi për bazën e armëve, ndaj edhe Prokuroria e Tiranës kërkoi 12 vite heqje lirie, por Gjykata ka vendosur ta dënojë me 7 vite e 6 muaj burg. Por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i zbret në 5 vite. Ndërkohë që sa i përket të akuzuarit tjetër, Fatjon Murati, Prokuroria kërkoi 3 vite heqje lirie, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën për të, duke cilësuar si të pafajshëm.

Si u zbulua baza e armëve?

Depoja e armëve u zbulua disa muaj më parë, pas kontrollit "blic" në Tiranë. Në banesë u gjet një arsenal armësh dhe municionesh. Në atë periudhë u gjetën dhe sekuestruan: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete. Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se Prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË:

“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim Krimi”. Gjykata bën me dije se vendimi për Muratin është marrë pasi është konstatuar mosrespektimi i masës së sigurisë të caktuar më parë ndaj tij.

1. Me vendimin Nr. 1575/2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , Gjyqtari i hetimit paraprak, ka shqyrtuar kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, pasi ka administruar të gjitha provat dhe rrethanat e reja, të ndryshuara (të evidentuara qartësisht në vendimin e arsyetuar të gjykatës, në 22 faqe), në kushtet kur ka konstatuar zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 4-ërt i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Fatjon Murati

2. Në datën 20.01.2023, është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 4-ërt i Kodit Penal.

3. Mbështetur në kërkesën e bërë në séancë gjyqësore nga Prokurori i çështjes, gjatë gjykimit të kësaj çështje penale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në atë të “Arrestit në burg” në mungesë, caktuar ndaj të pandehurit Fatjon Murati, kjo për shkak të konstatimit të mosrespektimit të masës së sigurimit të caktuar më parë ndaj tij.

4. Me vendimin Nr. 1373, datë 30 Maj 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka disponuar me vendim përfundimtar, duke vendosur si më poshtë:
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit K. Gj. për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
• Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit K. Gj. me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në zbatim të nenit 406/1 i Kodit Penal i ulet 1/3 e denimit, duke e dënuar të pandehurin K. Gj. perfundimisht 5 (pese) vjet burgim.
• Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur fillon nga data e arrestimit në flagrancë dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
• Deklarimin pafajshëm të të pandehurit Fatjon Murati, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K. Penal.
• Deklarimin fajtor të të pandehurës F. K. për veprën penale të “Moskallëzim Krimi”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
• Të zbatohet neni 406/1 i Kodit Penal dhe të ulet 1/3 e dënimit dhe dënimin e saj me 8 (tetë) muaj burgim.
• Bazuar në nenin 63 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e zëvendësuar me 90 (nëntëdhjetë) orë punë në interes publik pranë Njësia Administrative.
• Puna në interes publik të kryhet brenda një afati prej 6 (gjashtë) muajsh, duke u detyruar i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
• Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, kthimin e sendeve të sekuestruara, asgjësimin e lëndës narkotike, asgjësimin e dokumentit të sekuestruar, kalimin në favor të shtetit të armës dhe municioneve.
• Detyrimet për shpenzimet gjyqësore dhe hetimore, në ngarkim të të pandehureve në mënyrë solidare.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
• U shpall sot, me 30.05.2023.”

fatjon murati

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj