LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për Akademinë e Studimeve Albanologjike, Neritan Ceka në krah të Gjinushit: Ishte kthyer vend qokash dhe interesash. Mos të kruhen kot

Neritan Ceka iu përgjigj akuzave të bëra nga Senati i Albanologjisë, se ai dhe studiues të tjerë nuk kanë asnjë interes që të dëmtohen kërkimet shkencore, duke shtuar se me këtë lëvizje i hapet rrugë dhe punonjësve të rinj shkencorë.

31 Maj 2023, 18:17 Nga k.m.
Debati për Akademinë e Studimeve Albanologjike, Neritan Ceka në
Neritan Ceka

TIRANË- Profesor Neritan Ceka ka dalë në krah të qeverisë dhe Akademisë së Shkencave në debatin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në një intervistë të dhënë për "BW", Neritan Ceka e cilësoi vendimin e qeverisë të drejtë, ndërsa thekson se me këtë VKM korrigjohet një gabim që ka ndodhur në vitin 2008. Po ashtu, Ceka iu përgjigj akuzave të bëra nga Senati i Albanologjisë, se ai dhe studiues të tjerë nuk kanë asnjë interes që të dëmtohen kërkimet shkencore, duke shtuar se me këtë lëvizje i hapet rrugë dhe punonjësve të rinj shkencorë.

“Me largimin e tyre ASH u dobësua dhe u bë akademia e qokave, edhe këta ranë në shi dhe breshër dhe mbeten pa fonde dhe u bënë për të qarë hallin. Tani çfarë po ndodh? ASH mori veten. Janë ca që kanë kapur projektet dhe profesoratin dhe duan ta mbajnë kështu. Unë jam i familjes por nuk mund t’ja lë kolegëve të mi që të marrin peng, jo një institucione që ka nisur me babain tim, ka vazhduar me mua dhe vazhdon me vajzën time. Këta duan ta privatizojnë. Ta mbyllim këtë histori. Kjo është këshilla ime “me qeverinë këta nuk kanë pse kruhen” sepse qeverisë këta nuk i kanë çuar asnjë dokument sesi duhet të bëhej. Kanë pritur nga qeveria, si të gjitha që presin ata që nuk dinë nga bie rruga. Në vend që ta kuptojnë që qeveria e ka mirë, unë nuk kam qene adhurues i kësaj qeverie, por në këtë rast kjo qeveri ka bërë një veprim kombëtar. Tani bashkohet familja e madhe e studiuesve dhe kanë nevojë të shohin si do veprohet. Të ulemi dhe të shohim si të bëjmë shkencë kombëtare. Duhet të jetë një Akademi moderne. Të shkojmë një javë në Vjenë, një javë në Zagreb, Sofje të shohim si punojmë. Ata kanë një akademi shumë të mirë dhe shimë të fortë, por në programin me Shqipërinë janë në rrugë të gabuar dhe kundër nesh. Ne nuk jemi nacionaliste. Unë jam një pensionist që përtej pensionit drejtoj një seksion të Akademisë. Mos qahen sepse janë pjesë e grupit. Ikin nga gjykata, lëvizni nga karriget dhe hajdeni të punon.

Këta janë studentët e mi. Asnjë nga këta nuk e thotë që janë studentet e Neritan Cekës. Këta e kanë filluar historinë nga vetja e tyre. Edhe albanologjiken e fillojnë nga vetja e tyre. Është një vendim që korrigjon një gabim të bërë në vitin 2008, kur u shpërbë akademia e Shkencave që kishin edukatën vjenezë që ishte ky model. Ai përmbledh institutet e shkencave Fondamentale dhe që përpunon me perspektivë programet. Këto institute duhet të kishin kaluar pranë universitareve. Kjo nuk ndodhu. U grupuan të 4 institute dhe më pas kjo u shpërbë. Ne një institucion që quhet Akademia e Studimeve Albanologjie u trajtua si IAL. E ulën nivelin, nga Akademia e Shkencave, e ulën njësoj si një universitet. Njësi- është instituti, është term juridik. Në ligjin e Akademisë së Shkencave kemi sot 3 njësi kërkimore që janë të përkohshme. Nëse Akademia bën njësi afatgjate i bën Këshilli i Ministrave. Ndaj qeveria ia kthen prapë Akademisë, kjo po ndodh. Po e kthejmë në shtëpi Akademinë. S’po bëhet shpërbëjë e instituteve. në vend që të kenë një senat dhe kryesi, kjo kapele do të jetë më pak e politizuar. Kush është senati? E keni pyetur ju? Këta janë një grup studiuesish dhe zgjedhin njëri-tjetrin dhe iu pëlqen të jenë në këtë formë. Por ka interesa më të mëdha se sa personale, ato kombëtare. Këta që iu dhimbset, si dhimbset më shumë se sa unë. Ai institut është krijuar nga babai im. Emrin tim ka marrë instituti. S’mund të më akuzosh mua që të pranoj që të deformohet instituti. Sot gjërat funksionojnë me projekte. Kemi projektin e Apolonisë, të Finiqit,”- tha ai.

Më tej, shtoi se gjithçka do të operojë siç ka operuar në Akademinë e Studimeve Albanologjike.

“Ata që vendosin sot. Nuk do të shpërbehen atributet e tyre. Zhvendosen institute siç janë. Quhen njësi në termin juridik, por do të kenë të gjitha kompetencat që kanë sot. Buxhetin e marrin nga Kryeministria. Kontratat siç i kanë sot, do të vijnë atje. S’do të ndryshojë asgjë. Këto janë sajesa për të trembur punonjësit shkencor, për të bërë punime shkencore. Për t’i trembur për të ardhur atje. Unë do ju them një gjë që ata se thonë. Ata thonë se do të ndërpritet karriera shkencore, pra që duhet të jepnin 600 orë mësim. Po ku do t’i marrin orët këta? Këta nuk kanë mësim, apo studentë. Këta janë kërkues shkencor. Këta janë bërë për vete profesorë të asociuar se kanë miq në fakultet, dhe mësimet dhe orët që marrin i marrin nga Fakulteti. 30 vetë që kanë këta doktor, janë të bllokuar dhe nuk bëhen doktor të asociuar se s’kanë student. E kanë marrë një vend e kanë privatizuar, dhe ndaj s’ju pëlqen kalimi në Akademi. Ata nuk kanë shkruar libra. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, çfarë libri ka bërë? Ka libër që ka bërë në emër të vetë?! I ka bllokuar atje. Miqësia e tyre me fakultetin e Histori-Filologji i ka bllokuar të tjerët,"- pohoi ai.

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojnë këtë akademi, duke i vendosur institutet dhe njësitë përbërëse të saj si qendra autonome, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

neritan ceka

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë