LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

E nisur katër vjet më parë nga kompania koncesionare e rrugës së Kombit, ura me hark në liqenin e Fierzës i ka dyfishuar kostot, por nuk ka ende një datë përfundimi. Kompania koncensionare thotë se nëse punët shkojnë sipas parashikimeve, ura pritet të përfundojë në fund të vitit.

31 Maj 2023, 17:41 Nga k.m.
BIRN: Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket
Foto ilustruese

Struktura gjigande prej çeliku në hyrje të qytetit të Kukësit u rikthye sërish në një kantier ndërtimi në maj, pas ndërprerjes së gjatë të punimeve. Në ngjyrë kafe të çelët si pasojë e ndryshkjes, harku prej çeliku pritet të ngrihet mbi këmbët e urës që do të lidhë dy anët e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet vepra e dytë më e rëndësishme në rrugën e Kombit, pas tunelit të Kalimashit.

“Janë rreth 20 specialistë italianë e rumunë që po punojnë kryesisht me saldime. Nuk dihet se kur do përfundojë, por do shkojë gjatë,”- thotë roja i kantierit, i veshur me një bluzë pune me mbishkrimin “Cimolai”, firmë e njohur italiane në fushën e ndërtimit.

Ndërtimi i urës së madhe të Kukësit është një premtim i hershëm i qeverisë shqiptare dhe u bë pjesë e kontratës koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë që lidh Shqipërinë me Kosovën, me një kosto të parashikuar prej 15 milionë euro. Prej asaj kohe, kryeministri Edi Rama e ka promovuar shpesh urën e madhe të Fierzës në faqen e tij në Facebook dhe po aq shpesh i ka ndryshuar afatet për përfundimin e saj.

Në gusht të vitit 2020, Rama tha se puna për ndërtimin e rampës dhe lëshimin e harkut të urës niste në shtator të atij viti. Dy muaj më vonë, kreu i qeverisë shtoi se ura e Kukësit do të jetë e përfunduar pranverën e vitit 2021. Ndërsa mëngjesin e 23 janarit 2023, Rama shkroi se ura pritej të realizohej plotësisht deri në pranverë.

Megjithatë, BIRN mësoi se kostot janë dyfishuar, ndërkohë që punimet janë ende larg së përfunduari.

Kompania koncesionare “Albanian Highway Concession”, AHC, ka kontraktuar së fundmi kompaninë italiane “Cimolai” për të çuar përpara punën e nisur katër vjet më parë nga një tjetër kompani italiane.

“Jemi në fazën e rishikimit të saldimeve dhe të projektit në përgjithësi. Pas rreth një muaji bëhet vlerësimi final i projektit, ku përmes vaskave lundruese të betonit do të bëhet e mundur hedhja e urës në këmbët e saj. Ideja është që për një muaj do të bëhet gati,”-tha Spartak Tumani, administrator i AHC.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ura do të jetë gati për qarkullim.

Strukturat e ndryshkura prej çeliku të urës së madhe të Kukësit. Foto: Bashkim Shala.

“Pas hedhjes së urës në këmbët e saj do të ketë testime të vazhdueshme, pasi është një vepër shumë komplekse që për herë të parë ndërtohet në Shqipëri. Kompanisë italiane të zbatimit të projektit, “Cimolai”, do i kërkohet disa muaj kohë që të bëjë testimet dhe vlerësimin e përgjithshëm të projektit,” sqaroi Tumani.

Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare AHC, i tha BIRN se preventivi i urës bashkë me TVSH kapte tashmë vlerën e 30 milionë eurove.

“Jemi të interesuar që ta mbarojmë veprën sa më shpejt, pasi kjo bëhet me financim të koncesionarit dhe financimi është i garantuar. Nëse projekti shkon sipas parashikimeve, ura mund të jetë gati në fund të vitit 2023,” tha Tumani.

Autostrada e pagëzuar si “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej në vitin 2007 nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha dhe kushtoi mbi 1 miliardë euro. Ndërtimi i rrugës u shoqërua me akuza për abuzime me fondet, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Koncesioni për mirëmbajtjen e saj u dha po ashtu pas një sërë debatesh dhe akuzash në vitin 2016 nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në favor të konsorciumit të kompanive Salillari dhe Kastrati, që kontrollojnë 50 me 50 kompaninë koncesionare AHC.

Një projekt i urës së madhe mbi liqenin e Fierzës përfundoi në gusht të vitit 2009, kohë në të cilën u lëshua për qarkullim edhe autostrada Rrëshen-Kalimash-Morinë. Por projekti u ndryshua më pas nga kompania koncesionare AHC. Inxhinieri Faruk Kaba, pjesë e ekipit të parë projektues të urës, i tha BIRN se një dekadë më parë projekti nuk gjeti zbatim për shkak të mungesës së financimit. Kaba shtoi gjithashtu se pas dhënies së rrugës me koncesion, disa kompani të huaja, mes së cilave edhe një kompani kroate, ishin ofruar për ndërtimin e urës, por ishin refuzuar nga koncesionari për shkak të kostove më të larta nga sa parashikoheshin në kontratë.

Gjithsesi, Kaba e mburri projektin final të urës.

“Kjo do të jetë një vepër panoramike dhe mjaft e bukur. Kjo urë bashkë me aeroportin do jenë krenaria e Kukësit,”-tha Kaba për projektin e ri të urës. Por jo të gjithë janë të lumtur me projektin. Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i tha BIRN se mbyllja e urës ekzistuese dhe vënia në funksionim e urës së re do ta kthente qytetin e Kukësit në një xhep dhe pa akses në rrugën e Kombit. Zgjidhja e ofruar nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e një rrethrrotullimi në Gostil kundërshtohet nga Gjici, pasi e orienton trafikun drejt qendrës së qytetit. Kryebashkiaku tha se kishte dërguar propozimet e tij në ministri, por nuk kishte marrë përgjigje.

“Është problematikë e vërtetë. Duhet të kemi patjetër një bypass për të aksesuar Kukësin,”- tha Gjici, duke shtuar se si kryebashkiak nuk do të lejonte makinat e tonazhit të rëndë përmes qytetit.

“Ministria duhet të heqë dorë nga projekti aktual dhe t’a ndryshojë atë, në të kundërt të bëjë unazën e qytetit të Kukësit, ku kjo e fundit është shumë më e kushtueshme se sa projekti që ne pretendojmë,”- përfundoi Gjici./BIRN

kukes ura e kukesit


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë