LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi kundër ish-Presidentit Trump për shpifje e dëmtim reputacioni, shkrimtarja: Ai më quajti gënjeshtare

Zoti Trump, i cili gjatë kësaj periudhe është paraqitur nga gjykata në gjykatë, në mesin e një fushate zgjedhore për president, mori pjesë të martën në procesin e përzgjedhjes së jurisë në Manhatan. Më pas ai u nis për një tubim në Nju Hempshër.

17 Janar 2024, 16:31 Nga I.A
Gjyqi kundër ish-Presidentit Trump për shpifje e dëmtim
E. Jean Carroll

SHBA- Ka kaluar më pak se një vit, që kur shkrimtarja E. Jean Carroll arriti të bindë jurinë, se ish-Presidenti Donald Trump kishte abuzuar seksualisht me të, dekada më parë. Sot ajo do të dalë sërish para gjykatës, për të dëshmuar në gjyqin e dytë civil kundër zotit Trump, këtë herë për të provuar se si kanë ndikuar jetën e saj, sulmet verbale të zotit Trump, ndaj saj.

Ish-Presidenti i ka hedhur poshtë gjithë akuzat e ngritur nga shkrimtarja. Për shkak se juria e parë e shpalli fajtor zotin Trump për abuzim seksual me zonjën Carroll, në vitet 1990 dhe më pas për shpifje ndaj saj në vitin 2022, gjyqi i ri lidhet vetëm me dëmshpërblimin që ai do të detyrohet t'i paguajë shkrimtares për sulmet verbale ndaj saj, të bëra në kohën kur zoti Trump ishte president. Juria mund të vendosë edhe që zoti Trump mund të mos paguajë asgjë.

Zoti Trump, i cili gjatë kësaj periudhe është paraqitur nga gjykata në gjykatë, në mesin e një fushate zgjedhore për president, mori pjesë të martën në procesin e përzgjedhjes së jurisë në Manhatan. Më pas ai u nis për një tubim në Nju Hempshër.

Në një postim në median sociale të martën ai shkruajti se çështja nuk ishte gjë tjetër veçse "një gënjeshtër e fabrikuar politike" që i kishte siguruar para dhe famë akuzueses së tij.

"Jam i vetmi i dëmtuar nga kjo përpjekje për zhvatje", shkruante ai në një postim në platformën e tij "Truth Social".

Shkrimtarja Carroll, ka thënë se zoti Trump i ka shkaktuar asaj një dëm të madh. Sipas saj zoti Trump e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje, gjatë një takimi të rastësishëm mes tyre në një dyqan luksoz në 1996, dhe kur ajo e publikoi rastin, në një libër me kujtime të botuar në vitit 2019, ai i kundërshtoi akuzat, duke hedhur dyshime tek fjalët, motivet e madje tek gjendja e saj mendore.

"Ai më quajti gënjeshtare në mënyrë të përsëritur dhe kjo realisht ka shkatërruar reputacionin tim. Unë jam gazetare. E vetmja gjë që duhet të kem është besimi i lexuesve. Ata nuk më besojnë më", tha ajo gjatë një dëshmie në prill në gjyqin e parë.

Sipas zonjës Carroll, për shkak të reagimit të zotit Trump ndaj akuzave të saj, ajo ka humbur me miliona lexues, si dhe punën në revistën Elle, ku prej më shumë se një çerek shekulli, shkruante një artikull me këshilla të titulluar "Pyet E. Jean". Por përfaqësuesit e revistës thonë se kontrata e saj nuk u rinovua për të tjera arsye, që nuk lidhen me rastin. Një nga avokatet e zonjës Carroll, Shawn Crowley, tha në deklaratën e hapjes në gjykatë, se shkrimtarja ka marrë kërcënime të dhunshme nga mbështetësit e zotit Trump.

Avokatja e zotit Trump, Alina Habba, u kundërpërgjigj duke thënë se zonja Carroll po kërkonte mbatjen përgjegjës të zotit Trump për "disa postime të ndryra në twitter të bëra nga llogari false". Në komentet e tij ndaj zonjës Carroll ai "thjesht kishte mbrojtur veten" tha ajo.

Zoti Trump thotë se mes tij dhe shkrimtares nuk ka ndodhur kurrë asgjë, e që madje, ai nuk e ka takuar kurrë atë. Por një foto e marrë gjatë një festë në vitit 1987, tregon zotin Trump dhe zonjën Carroll, të shoqëruar nga ish-bashkëshortët e tyre. Zoti Trump thotë se ajo ishte një foto e rastësishme, që "nuk duhet të llogaritet".

Zoti Trump nuk mori pjesë në gjyqin e mëparshëm mbi këtë çështje që u zhvillua në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë juria arriti në vendimin, se ai kishte abuzuar seksualisht dhe kishte shpifur ndaj zonjës Carroll, duke e detyruar ish-presidentin t'i paguante asaj 5 milionë dollarë në dëme. Megjithatë, zonja Carroll thotë se nuk arriti t’i vërtetojë pretendimet e saj se zoti Trump, e kishte përdhunuar. Zonja Carroll kërkon tashmë të paktën 10 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për shpifjet ndaj saj.

Marrë nga VOA

e. jean carroll donald trump

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll