26 Nëntor 2024, 09:32
Nga ZH.LL
Kodra dhe Fetahu
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të disa bisedave në SKY ECC. Ndër personat për të cilët është ekzekutuar masa“arrest në burg” është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila gjatë ushtrimit të detyrës akuzohet se i shërbente krimit.
Nga përgjimet e SPAK, në aplikacionin e koduar SkyEcc, rezulton se gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj gazetarit, Saimir Kodra. Gazetari ka denoncuar në emisionin investigativ çështje korruptive të ish-gjyqtares.
Në një bisedë të bërë publike në emisionin "Opinion", ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu komunikon me një personazh, i cili i siguron asaj hakmarrjen ndaj Kodrës. Bashkëbiseduesi i siguron ish-gjyqtares, se gazetari do ta paguajë 10-fish.
“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur.
ish-gjyqtarja pajtime fetahu skyecc saimir kodra
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 09:13
ZH.LL
zjarri
VLORË- Një makinë dhe një motor janë djegur gjatë natës në një banesë në Kaninë të ...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 08:41
M.B
TIRANA- Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa ...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 08:47
ZH.LL
Foto ilustruese
SHËGJIN- Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në zo...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 08:24
ZH.LL
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkodër-Koplik&rdq...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 08:23
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pran&e...
Aktualitet
26 Nëntor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situ...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:56
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Janë publikuar emrat e 21 personave të cilët janë lëshuar masa sigurie nga operacioni i SPAK i zhvilluar ...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:39
r.ll
saimir kodra, pajtime fetahu
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të disa...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e s...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:02
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar nga SPAK të bëjë transparencë për dyshimet ndaj kolegë...