Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas SPAK operacioni u realizua nga një skuadër e përbashkët hetimore e ngritur me mbështetjen e Eurojust dhe lidhet me hetimet për vrasjen e Francesco Diviesti, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Canosa di Puglia.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me Antimaftian e Barit për të goditur klanin e Igli Kamberit. Sipas SPAK operacioni u realizua nga një skuadër e përbashkët hetimore e ngritur me mbështetjen e Eurojust dhe lidhet me hetimet për vrasjen e Francesco Diviesti, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Canosa di Puglia.
SPAK thekson se hetimet zbuluan ekzistencën e një organizate kriminale shqiptare me bazë në Tiranë, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë. Në kuadër të operacionit, GJKKO ka lëshuar 10 masa sigurimi, ndërsa autoritetet italiane edhe 5 të tjera.
Masat janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë dhe 4 italianëve, përfshirë edhe katër gra të vendosura në arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje. Operacioni është shtrirë në Tiranë, Fier, Vlorë, Barletta, Romë, Agnani dhe Madrid.
Njoftimi i SPAK:
SPAK dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit zhvillojnë një operacion të gjerë në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët dhe të gjerë në kuadër të hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri dhe Itali, i realizuar nga Skuadra e Përbashkët hetimore, e ngritur më mbështetjen e Eurojust.
Hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë dhe të një organizate kriminale shqiptare, me bazë në Tiranë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, nga Italia në Shqipëri.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje). Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).
Veprat penale:
Vrasje me paramendim, e kryer duke përdorur metoda mafioze të ekzekutimit
Tentativë zhvatjeje;
Posedim dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit dhe municioneve;
Favorizim personal;
Shkelje të masave parandaluese personale;
Pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri
Në masën paraprake të lëshuar nga Gjykata e Barit është konfirmuar qëndrueshmëria e provave ndaj tre personave, të hetuar si ekzekutorë material krimit të kryer ndaj Francesco Diviestit; një shqiptar (autori) dhe dy italianë nga Barleta, një burrë dhe një grua, që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve të krimit duke mos e raportuar atë tek autoritetet gjyqësore.
Ekzekutimi i Francesco Diviesti-t – 25 Prill 2025
Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë. Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve. Më 25 Qershor, shtetasi shqiptar i përfshirë në krim, i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviesti-t, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër, në kuadër të procedimit të Prokurorisë së Tranit. Drejtoria Antimafia e Barit i kishte dërguar provat kësaj Prokurorie për të bërë të mundur arrestimin e tij për këtë krim. Në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’ si dhe u dokumentua përfshirja e tre shtetasve italianë në këtë çështje penale në hetim.
Rindërtimi i vrasjes së Diviesti-t dhe identifikimi i grupit kriminal të përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale u bë i mundur falë një hetimi më të gjerë ndaj shtetasve shqiptarë të vendosur në Puglia, të zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, nën drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Barit, në kuadër të trafiqeve ndërkombëtare të drogës nga Shqipëria në Puglia.
Lidhur më shtetasit e hetuar, GJKKO ka caktuar gjithashtu edhe sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe shumën prej 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari.
Operacioni i sotëm është pjesë e një projekti hetimor shumëvjeçar mes SPAK dhe DDA-së të Barit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuara nga organizata kriminale shqiptare dhe pason operacionet:
Shefi
Kulmi
Shpirti
Ura
Nga viti 2018 deri në 2025, këto operacione kanë çuar në vendosjen e 170 masave të sigurisë, sekuestrimin e pasurive në vlerën e miliona eurove dhe kapjen e mbi 7 tonëve drogë (kokainë, heroinë, kanabis). Në shkallë të ndryshme të gjykimit janë vendosur dënime deri në 20 vjet heqje lirie për secilin të pandehur..
SPAK i shpreh mirënjohjen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal të kryera sot në Shqipëri.
Theksojmë se procedimi ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake.
TIRANË- Një prej prokurorëve italianë të Antimafias në Bari, Giuseppe Gatti është shprehur se, organiza...
Prokuroret ITALI- Një prej prokurorëve italianë të Antimafias në Bari ka dhënë detaje në lidhje me operac...
Prokuroria e Tiranes TIRANË- Prokuroria e Tiranës i dërgoi shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë...
ITALI- Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj grupi të strukturuar kriminal, të Igli Kamb...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho zbardhi detaje në lidhje me aksionin e përbashkët që çoi në ekz...
Spak TIRANË- SPAK ka urdhëruar bllokimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunët...
Igli Kamberi ITALI- Zbardhen detaje në lidhje me të shkuarën kriminale të kreut të grupit shqiptar, që u shkatërrua pas ...
SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 49-vjeçarin Kevin Margjoni, i cili ishte shpallur në kërkim ndë...
Petri Bozo ELBASAN- Regjisori Petri Bozo është arrestuar nga policia pas aksidentit tragjik të së hënës në m&...
SARANDË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës s&e...