13 Mars 2025, 21:01
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Së fundi emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn me pretendimin se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure që i ati, Agron Golja, i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj.
Gjithçka ka nisur me një kërkesë-padi të janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave. Përmes këtij procesi gjyqësor Suzana kërkon të bëhet pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil. Bëhet fjalë për një pronë me vlerë tregu rreth 300 milionë euro.
Palë për procesin e mbyllur në kohë rekord, për tre muaj, kanë qenë Agjencia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, dy institucione kushtetuese që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar. Ka dyshime se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit, Kristaq Kutra është e falsifikuar nëse krahasohet me të tjera nënshkrime të tij.
Trupi gjykues, me kryesues Alltun Çela dhe anëtarë Nevrie Duka dhe Petrit Aliaj, vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Çini, duke e bërë pronare të 100 hektarëve prona në Ksamil. Ish-kryetari i Gjykatës Sarandë Alltun Çela, i shmanget shpjegimit duke thënë se nuk i kujtohet rasti.
Ish-kryetari i gjykatës Alltun Çela: S’mbaj mend fare!
Gazetari: Jo, e mban mend këtë se është pronë shumë e lakmuar në Ksamil.
Ish-kryetari i gjykatës Alltun Çela: Nuk mbaj mend!
Gazetari: Jeni dhe ju në treshe. Nga investigimi që kemi bërë na rezulton që janë falsifikuar fletët e komunikimit.
Gjyqtarja Nevrie Duka: Atëherë, praktika ka qenë e tillë. Atëherë edhe tani, kryesuesi i trupit gjykues merret me komunikimet, administrimin e dosjes dhe komunikimet…
Menjëherë pas transmetimit, Avokatura e Shtetit ka falenderuar emisionin “Stop”, duke rivendosur afatet për këtë vendim, i cili tani do të apelohet nga ky institucion shtetëror./Tvklan.al
ksamil grabitje
Aktualitet
13 Mars 2025, 20:53
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes ankesën e një emigranti shqiptar me banim në Firence, Itali. N...
Aktualitet
13 Mars 2025, 20:19
Foto nga eventi
TIRANA- U mbajt ditën e djeshme në Innovation Hub, te Piramida e Tiranës, “Fit for the Future with 5G”, një...
Aktualitet
13 Mars 2025, 19:05
Elton Qyno
Merita Selimi
TIRANA- Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila ishte në listën e Laert Haxhiut për tu vrarë, ka kaluar &l...
Aktualitet
13 Mars 2025, 18:54
Safet Bajri
TIRANË - Policia ka arrestuar të dashurën e Safet Bajrit, ndaj të cilit gjykata ka caktuar arrest me burg për vrasjen ...
Aktualitet
13 Mars 2025, 18:45
A.Ll
Automjetet ne radhe drejt Elbasanit
Gjatë pasdites së sotme, të gjitha rrugët hyrëse drejt qytetit të Elbasanit janë p&e...
Aktualitet
13 Mars 2025, 18:40
E. D
pamje nga vendngjarja
DEVOLL- Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devo...
Aktualitet
13 Mars 2025, 18:13
A.Ll
Pika kufitare në Morinë
Kukës – Kolona të gjata mjetesh që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës j...
Aktualitet
13 Mars 2025, 16:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash të ndërmarra për ditën e nesërme në kuad&eum...
Aktualitet
13 Mars 2025, 15:36
B.Z
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali
TIRANË - Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali të cilët u lanë në arrest m...
Aktualitet
13 Mars 2025, 15:31
B.Z
Elfrida Bregova
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 mars vendimin për lënien në fu...