LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja në Klos/ Autorët kishin dijeni për punimet në vilë, u futën ditën që u çaktivizuan kamerat! Djali i dhunuar: Dëgjova zhurmë te dritarja…

Mësohet se Policia e Matit ka shoqëruar 6 persona të dyshuar se kanë lidhje me grabitjen e dhunshme. Burimet sqarojnë se një mjet pa targa (i cili ka lëvizur edhe herë të tjera në qytetin e Burrelit) dyshohet se u ka shërbyer grabitësve për të dhunuar Shpend Lleshin dhe nënën e tij 80- vjeçare.

3 Tetor 2022, 16:51 Nga DOSJA
Grabitja në Klos/ Autorët kishin dijeni për punimet në
Shtëpia e grabitur

Pesë persona të armatosur dhe të maskuar kanë dhunuar dhe grabitur anëtarët e një familjeje në fshatin Dom të Matit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa forcat e Policisë kanë shkuar në banesën e grabitur rreth orës 08:00 të mëngjesit. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët që terrorizuan pjesëtarët e familjes Lleshi dhe i dhunuan ata me sende të forta.

E moshuara e familjes rreth 80 vjeçe, pasi ka hequr litarët dhe ka shpëtuar dhe djalin ka trokitur te fqinjët dhe u ka treguar ngjarjen. Shumë shpejt, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gjithë burrat e fshatit. Ata kanë dërguar në Urgjencën e Klosit nënë e bir, të dëmtuar rëndë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Shpendi Lleshi ka pësuar më shumë se 6 plagë vetëm në kokë dhe ka qenë në rrezik për jetën. Ndërkohë, e moshuara ka marrë plagë më të lehta.

Pasi forcat e rendit shkuan në vilën trekatëshe, gjetën të tronditur dhe të dhunuar nënë e bir, ndërsa ka qenë djali i familjes, i cili ka sqaruar gjithçka ka ndodhur në banesën e tij gjatë fundjavës së shkuar.

“Jemi të tmerruar”, u tha oficerëve të Policisë Shpend Lleshi. “Dëgjova zhurmë te dritarja e shtëpisë.  Nuk e kuptoj si arritën ta hapin aq shpejt. Erdhën te krevati ku flija unë. Më goditën fort në kokë. Vajtën edhe te krevati i nënës. E sulmuan edhe atë. Bërtitën me zë të lartë ‘mos lëvizni’.

Na goditën me qytat e armëve. Pastaj, na lidhën mua dhe nënën. Fillimisht, na morën celularët. Pastaj nisën kontrollin në shtëpi. Përmbysën gjithçka. Na morën 8 mijë euro dhe një milion lekë. Kur ata ikën, pas më shumë se dy orësh nëna arriti ta zgjidhë litarin. Ajo më hoqi edhe mua litarin. Ne nuk kemi konflikte me askënd. Shteti duhet ta zbardhë ngjarjen dhe autorët të vihen para ligjit”, u tha oficerëve Shpend Lleshi.

Personat që kanë shkuar për të grabitur banesën e familjes Lleshi, e cila ka disa prej djemve në Britani të Madhe, duket se kanë pasur dijeni jo vetëm për praninë e shumës së parave në banesë, por edhe për “problemin” e kamerave të sigurisë së vilës. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për gazetën se familja kishte restauruar pjesën e jashtme të ndërtesës dhe kishte çaktivizuar përkohësisht kamerat e sigurisë. Ky fakt është ditur nga grabitësit të cilët kanë vepruar dhe arritur qëllimin e tyre.

Pas ngjarjes së rëndë, Policia ka nisur hetimet duke shoqëruar disa persona, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar të jetë autor i dyshuar i ngjarjes. Mësohet se Policia e Matit ka shoqëruar 6 persona të dyshuar se kanë lidhje me grabitjen e dhunshme. Burimet sqarojnë se një mjet pa targa (i cili ka lëvizur edhe herë të tjera në qytetin e Burrelit) dyshohet se u ka shërbyer grabitësve për të dhunuar Shpend Lleshin dhe nënën e tij 80- vjeçare.

Sipas oficerëve të Policisë Gjyqësore në familjen Lleshi janë kryer kohët e fundit disa punime restauruese dhe personat e shoqëruar mendohet se kanë lidhje me ustallarët. Familjarët thonë se ngjarja ndodhi në orën 02.00, ndërsa Policia lokale deklaroi se grabitja e armatosur ndodhi rreth orës 03.30. “Persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Shpend Lleshi, i cila ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Policia.

Mbërritja me vonesë e Policisë u ka dhënë kohë grabitësve të qarkullojnë lirisht e madje besohet se ata kanë qarkulluar edhe në qytetin e Burrelit me automjetin e tyre pa targa. Gjashtë prej vëllezërve Lleshi ndodhen jashtë vendit, 4 në Londër dhe 2 në Itali. Ata merren me biznese të ndryshme dhe një pjesë të të ardhurave i dërgojnë edhe në shtëpinë e tyre në Mat. Thuhet se njëri nga vëllezërit Lleshi u ka telefonuar zyrtarëve të lartë të policisë dhe u ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Hetimet vijojnë për të kuptuar dhe ndonjë lidhje të mundshme të banorëve të zonës me grabitësit e pamëshirshëm.

“HIDHI UJË SE MBAROI”, DËSHMITË TRONDITËSE

Banorët e fshati Dom janë të indinjuar nga ngjarja ndërsa përshkruajnë momentet e tmerrit që ka përjetuar familja. Sipas tyre kurrë nuk ka ndodhur një krim i tillë në fshat. “Në fshatin tonë nuk ka ndodhur kurrë një veprim i tillë. Është rast i jashtëzakonshëm. Në fshatin tonë nuk është vjedhur një pulë. Kjo është një familje e rregullt. Lajmin e morëm vesh në 3 të natës dhe erdhëm.

Jeta e Shpendit ka qenë në rrezik dhe shyqyr është gjallë. Bile grabitësit i kanë thënë; hidhni ujë se mbaroi. Djalin e kanë çuar në spital ku e kanë qepur. Shteti duhet të veprojë. Të gjejë autorët dhe t’i ndëshkojë rëndë ato, ndryshe duhet të vetëmbrohemi. Shyqyr që shpëtuan dy njerëz të pafajshëm, punëtorë. Grabitësit janë futur nga mbrapa dhe kanë hyrë brenda. Ne i kemi lënë dyert çelë gjithmonë sepse nuk jemi ruajtur nga njëritjetri. Kjo familje nuk i ka borxh askujt që t’i bëhej kjo. Këta janë kushërinjtë e mi”, tha një i moshuar.

Marrë nga Panorama

grabitje me arme ne klos

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje