Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dosja.al, ka bërë një hulumtim dhe ka mbledhur të dhëna në lidhje me çmimin e karburanteve në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit si dhe të Evropës. Kjo pasi ndryshe nga vendet e rajonit dhe më të shumtat e vendeve të Evropës, në Shqipëri çmimi i naftës është shumë herë më i lartë, ndërkohë që ndërhyrja e qeverisë për të mbrojtur qytetarët nga rritja galopante e çmimeve është e padukshme.
TIRANË- Lufta e nisur mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka sjell një tronditje globale në lidhje me çmimet e karburanteve dhe kjo ka ndikuar rrjedhimisht në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera jetësore, si produktet e shportës ushqimore. Në Shqipëri, rritja e çmimit të naftës ka arritur kulmin, ku pak ditë më parë shkoi në 224 lekë për litër, ndërkohë që e njëjtja gjë ka ndodhur dhe me produktet e tjera, ku perimet janë rritur me mbi 50% ndërsa produktet e supermarketit janë rritur me mbi 20%.
Por ndryshe nga vendet e tjera, duket se lufta në Iran dhe bllokimi i kanalit të Hormuzit ka prekur më shumë Shqipërinë. Ndërkohë që një analizë dhe krahasim i çmimeve në vend me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës, tregon se rritja e çmimeve në Shqipëri nuk është thjesht produkt i tregut, por i politikave të brendshme ekonomike.
Dosja.al, ka bërë një hulumtim dhe ka mbledhur të dhëna në lidhje me çmimin e karburanteve në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit si dhe të Evropës. Kjo pasi ndryshe nga vendet e rajonit dhe më të shumtat e vendeve të Evropës, në Shqipëri çmimi i naftës është shumë herë më i lartë, ndërkohë që ndërhyrja e qeverisë për të mbrojtur qytetarët nga rritja galopante e çmimeve është e padukshme.
Si është çmimi i naftës në Shqipëri, sa është paga mesatare dhe cilat janë masat e qeverisë?
Nisur nga të dhënat e përditshme, çmimi i naftës në Shqipëri arriti maksimumin në 224 lekë për litër ose 2.33 euro. Me një pagë mesatare prej 860 eurosh (bruto) në muaj, kjo rritje e çmimit të naftës është bërë e pa përballueshme për qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare nuk ka vënë asnjë dorë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë që të përballojnë rritjen e karburanteve.
Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ketë një ulje të akcizës së naftës deri në 20%, por dhe këtu ka një kleçkë. Në mënyrë që të bëhet kjo ulje e akcizës, fillimisht duhet që nafta të kalojë 220 lekë për litër në tregjet botërore, jo në Shqipëri. Gjithashtu kjo qeveri, riktheu dhe krijimin e ‘Bordit të Transparencës’, i cili vendos çmimet tavan për karburantet në vend, duke nisur nga nafta te benzina si dhe gazi.
Çfarë ndodh në vendet e rajonit me çmimet e naftës dhe çfarë masash janë marrë?
Nisim nga Kosova, ku aktualisht çmimi i naftës është 1.89 euro për litër. Ky çmim ka ardhur si pasojë e rritjes së bursës ndërkombëtare të tregjeve të naftës. Aktualisht Kosova ka një pagë mesatare prej 700 euro (bruto), ndërkohë që qeveria Kurti deri më tani ka refuzuar që të ul akcizën për karburantet me arysetimin se do të sillte paralizimin e shtetit.
Por për të përballuar këtë rritje çmimesh për naftën, qeveria ka paraqitur një paketë për inflacionin. Kjo paketë e prezantuar nga vetë kryeministri Kurti ka në dispozicion 200 milion euro dhe synohet që të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e rritura për shkak të luftës në Iran.
Në Malin e Zi me një pagë mesatare prej 1206 eurosh (bruto), çmimi i naftës është vetëm 1.52 euro. Ky çmim i ulët për naftën, në krahasim me vendet e mësipërme ka ardhur për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejt të qeverisë. Me një lëvizje, qeveria e Malit të Zi vendosi që të ul me 50% akcizën për naftën, duke ndikuar ndjeshëm në rënien e çmimit të karburanteve dhe rikthimin e tyre në nivele pak më të larta se normalja.
Njësoj si Mali i Zi, ka vepruar dhe Maqedonia e Veriut në lidhje me çmimin e karburanteve. Aktualisht çmimi i naftës në Shkup dhe qytetet e tjera është 1.50 euro, ndërkohë që paga mesatare në shtetin fqinj është 1100 euro (bruto).
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pas rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ka vendosur uljen me 40% të akcizës. Kjo ka sjell ulje të çmimeve të naftës, kudo në vend, madje shqiptarët në qytetet pranë Maqedonisë së Veriut (Prrenjas, Pogradec, Korçë) shkojnë atje për të mbushur makinat me karburant dhe kthehen në Shqipëri përmes pikave kufitare.
Dhe Serbia ka ndjekur të njejtën linjë si Maqedonia e Veriut, duke vendosur uljen e akcizës së naftës me 40%. Aktualisht çmimi i naftës në Serbi ka shkuar në 1.86 euro për litër, ndërsa është shteti me të ardhurat më të larta për frymë në Ballkan. Sipas statistikave zyrtare, paga mesatare në Serbi është 1290 euro (bruto) dhe masat që shteti ka marrë, kanë ndikuar në uljen e çmimit të naftës dhe mbajtjen e saj nën kontroll.
Nga të gjitha të dhënat e mësipërme në Ballkanin Perëndimor, rezulton që vendi ynë është shteti me çmimin e naftës më të lartë. Ndërkohë që po të bësh disa kalkulime të thjeshta duke marrë për bazë pagën mesatare në përpjestim me çmimin e naftës, del po ashtu që shqiptarët me pagën që marrin, mund të blejnë shumë më pak naftë se vendet e tjera.
Po në Evropë si është situata?
Dosja.al, ka mbledhur të njëjtat të dhëna për Evropën si në vendet e rajonit, duke krahasuar çmimet e naftës në këto vende bashkë me pagën mesatare që marrin qytetarët dhe duke analizuar masat që qeveritë përkatëse kanë marrë për të frenuar goditjen që u bëhet qytetarëve nga këto rritjen e këtyre çmimeve.
Nëse kalojmë në Europë, kontrasti bëhet edhe më i fortë. Vende si Italia dhe Spanja kanë ndërhyrë me ulje direkte për litër dhe paketa financiare që shkojnë deri në miliarda euro. Franca ka zgjedhur të mbështesë sektorë specifikë si bujqësia, ndërsa Greqia ka subvencionuar drejtpërdrejt çdo litër naftë për konsumatorët. Ndërkohë, Gjermania ka ndërhyrë në një dimension tjetër, kontrollin e tregut, duke ndëshkuar abuzimet dhe spekulimet.
Italia ndjek një qasje klasike fiskale për përballimin e rritjes së çmimeve të naftës. Ulja e akcizës me 25 cent për litër është një ndërhyrje direkte që synon të ulë menjëherë çmimin në pompë. Me një pagë mesatare prej 2800 eurosh, efekti i kësaj mase lehtëson drejtpërdrejtë qytetarët nga çmimet e larta të naftës, ku aktualisht në Itali është 2.14 euro.
Ndërsa Greqia ka zgjedhur një qasje tjetër ndihmese për qytetarët. Në një kohë kur çmimi i naftës në Greqi është 2.07 euro, qeveria Mistokatis ka zgjedhur që të subvencionojë qytetarët me 16 cent për litër. Me një pagë mesatare prej 1450 euro (bruto), Greqia ka marrë dhe një masë të dytë, që është krijimi i një pakete prej 300 milionë eurosh në ndihmë të qytetarëve.
Franca me një pagesë mesatare prej 3,700 eurosh (bruto) e ka çmimin e naftës 2.23 euro. Ndërkohë që qeveria franceze ka marrë disa masa të përgjithshme për qytetarët por dhe masa për sektorë të veçantë.
Qeveria franceze ka hequr komplet taksën për naftën buqesore për fermerët, duke bërë që ky sektor mos ta ndjej aq shumë rritjen e çmimit të naftës dhe duke i dhënë një ndihmesë të madhe. Ndërkohë që për qytetarët do të ketë një subvencionim prej 20 centësh për litër naftë.
Ndërsa Gjermania përfaqëson një model ndryshe nga të tjerët, duke u fokusuar më shumë te funksionimi i tregut sesa te subvencionet direkte. Aktualisht çmimi i naftës në Gjermani është 2.43 euro, ndërsa paga mesatare është 4,200 euro (bruto).
Qeveria gjermane përmes forcimit të ligjeve të konkurrencës dhe vendosjes së gjobave deri në 100 mijë euro për abuzime me çmimet, synon të parandalojë rritjet artificiale dhe abuzimet nga shitësit.
Spanja ka zgjedhur që të bëj një ndërthurje mes subvencionimit të naftës dhe paketave ndihmuese për qytetarët. Në Spanjë paga mesatare shkon deri në 2700 euro në muaj, ndërsa aktualisht çmimi i naftës është 1.86 euro. Spanja përveç uljes së çmimit me 30 cent për litër, ka vënë në dispozicion një paketë prej 5 miliardë eurosh dhe subvencione specifike për sektorë si transporti dhe bujqësia.
Krahasimi tregon se ndikimi i çmimit të naftës nuk varet vetëm nga tregu, por nga politikat që ndjek çdo shtet. Teksa vende si Spanja, Franca apo Mali i Zi kanë ndërhyrë për të lehtësuar qytetarët, në Shqipëri barra mbetet më e lartë për shkak të çmimeve të larta dhe pagave më të ulëta. Siç shihet dhe nga shifrat më sipër, problemi në Shqipëri nuk është vetëm rritja e çmimit të naftës në bursë, por politikat që (nuk) ka ndërmarrë qeveria për ta lehtësuar këtë barrë./Dosja.al
TIRANË- Dy persona janë bërë bashkëpunues të SPAK lidhur me dosjen e kokainës e cila u gjet në Frakull. Bëhe...
pamjet FIER- Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fier, ku një person i cili kishte hyrë në një ...
foto ilustruese MAL I ZI- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grev&e...
TIRANË- Gjykata e Tiranëska shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar p&eum...
Adnan Dibrani TIRANË- Anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani ka dërguar një videomesazh, në prag të nisjes së Sam...
Nikollaq Lule FIER- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një...
FIER- Një person është gjetur i pajetë në një banesë në lagjen 18 Shkurti në Fier. Mësohet se në t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ...
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Skelë të Vlorës, ku një fëmijë 2-vjeç...
TIRANË- Gazetarja Rovena Cërka ka reaguar ndaj kompanisë celulare One Albania, duke pretenduar se kompania po penalizon klientë...