LIVE UPDATES
Aktualitet

Gratë rome, ashkalinje e egjiptiane, më pak të informuara për kancerin e gjirit

Për javë me radhë e mbajti për vete, duke mos i thënë askujt. Por, dhimbja që iu shfaq papritur në gjoks dhe në dorë, e shtyu të fliste me bashkëshortin dhe të kërkonte ndihmë.

18 Tetor 2025, 15:48 Nga I.A

Gratë rome, ashkalinje e egjiptiane, më pak të informuara

Ganimete Arifi, nënë e pesë fëmijëve nga Fushë Kosova, nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje një nyje të vogël që kishte vënë re në gjirin e majtë. Për javë me radhë e mbajti për vete, duke mos i thënë askujt. Por, dhimbja që iu shfaq papritur në gjoks dhe në dorë, e shtyu të fliste me bashkëshortin dhe të kërkonte ndihmë.

“Vetëm atëherë kam shkuar te mjeku. M’i kanë bërë analizat dhe më kanë thënë se ke një lloj tumori”, kujton Ganimetja - pjesëtare e komunitetit ashkali - për Radion Evropa e Lirë.

Lajmi e tronditi. “Mendjen e kisha vetëm te fëmijët. Qaja pa u ndalur”, thotë 44-vjeçarja, ndërsa në fytyrë i lexohet ende tronditja e asaj kohe - edhe pse kanë kaluar katër vjet.

Rekomandimi i mjekëve për të hequr gjirin kishte qenë sa i padëgjuar, aq edhe i frikshëm për të. Disa ditë më vonë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) iu nënshtrua operacionit. Frika nga e panjohura e kishte shoqëruar gjatë gjithë procesit të trajtimit, e më vonë edhe gjatë kontrolleve dhe takimeve me mjekë.

Sot, ajo është e shëndetshme. Vazhdon vizitat e rregullta te mjeku dhe ndan përvojën e saj me gratë e tjera në lagje, duke i inkurajuar të mos e neglizhojnë as shenjën më të vogël.

“U them gjithmonë: shkoni te mjeku, mos prisni”, tregon Ganimetja.

Për shumë gra nga komuniteti i saj, por edhe rome e egjiptiane, historia e Ganimetes nuk është e rrallë. Informimi i pamjaftueshëm, mungesa e fushatave të vetëdijesimit dhe barrierat ekonomike dhe kulturore e bëjnë qasjen te diagnostikimi i hershëm të vështirë.

Violeta Pirana, udhëheqëse e shoqatës “Renesansa”, e cila ofron mbështetje dhe burime për gratë që përballen me sfidat e kancerit të gjirit, tregon se gratë nga këto komunitete shpesh mbeten të izoluara nga fushatat shëndetësore.

E, të tilla ka shumë sidomos gjatë tetorit, që njihet si muaji i vetëdijesimit për kancerin në gji.

“Institucionet kompetente duhet të jenë më pranë këtyre komuniteteve”, thotë Pirana. “Më dhimbsen, nuk e kanë kujdesin e duhur”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Arnisa Osmani nga shoqata “Have Hope Kosova”, e cila punon për të përmirësuar mirëqenien e grave të prekura nga kanceri në gji, thekson se mungesa e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimi institucional pengojnë ndjeshëm shpërndarjen e informacionit dhe të ndihmës.

“Komunitetet shpesh mbeten pas dore në fushatat vetëdijesuese, për arsye financiare dhe mungesë transparence nga institucionet. Kur kemi pasur mundësi, kemi shpërndarë proteza dhe materiale informuese falas, por nevoja është shumë më e madhe”, thotë Osmani.

Sipas saj, bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve dhe organizatave është thelbësor për t’u qëndruar pranë grave që përballen me sëmundjen dhe për t’u ofruar mbështetjen që u mungon.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë për Radion Evropa e Lirë se aktivitetet edukative-shëndetësore zhvillohen gjatë gjithë vitit për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe komunitetet joshumicë.

Por, pranojnë se barrierat sociale dhe kulturore, si mungesa e informacionit në gjuhën amtare dhe niveli i ulët i shkrim-leximit, shpesh pengojnë pjesëmarrjen e plotë.

Vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2025, IKSHPK-ja thotë se ka organizuar 15 sesione informuese për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, me 205 pjesëmarrës, në temat e kancerit, tuberkulozit, rëndësisë së vaksinimit dhe parandalimit të sëmundjeve kronike.

“Në raport me popullatën shumicë, ky numër i pjesëmarrjes së komuniteteve nuk është i kënaqshëm, prandaj, duke pasur parasysh edhe barrierat në qasje dhe specifikat e pjesëmarrjes, IKSHPK-ja, në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe në koordinim me Kujdesin Parësor Shëndetësor, në vazhdimësi organizon sesione të veçanta informuese për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, me fokus të veçantë gratë dhe fëmijët”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, nuk ka të dhëna që tregojnë se mungesa e informacionit ka rritur rastet e kancerit të gjirit te komunitetet rom, ashkali e egjiptian.

Për muajin rozë apo tetorin e këtij viti, aktivitetet përfshijnë sesione edukative dhe mamografi mobile në komunat ku nuk ka pajisje statike, theksojnë nga IKSHPK-ja.

Në Kosovë, sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Klinika e Onkologjisë në QKUK, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti u regjistruan 330 raste të reja me kancer të gjirit - mes tyre edhe tre burra.

Kjo shifër, sipas drejtuesve të Onkologjisë, është afërsisht e njëjtë në dy-tre vjetët e fundit.

Klinika e Onkologjisë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapi apo trajtime të tjera të nevojshme.

Numri i atyre që kontrollohen apo marrin shërbime aty, arrin deri në rreth 50.000 në vit.

Drejtori i klinikës, Ilir Kurtishi, thotë se pjesa më e madhe e pacientëve tashmë po diagnostikohen në faza më të hershme të sëmundjes.

“Mbi 50% e pacientëve e kanë kancerin në gji në stadin e parë ose të dytë, kurse 46% në stadin e tretë dhe të katërt. Ky është një progres në zbulimin e hershëm, krahasuar me vitet e mëparshme”, thotë Kurtishi.

Kurtishi thekson se kanceri i gjirit mbetet forma më e përhapur dhe më dominante e kancerit në Kosovë dhe shton se diagnostikimi i hershëm është vendimtar për mbijetesën dhe suksesin e trajtimit.

Në këtë rëndësi beson edhe Ganimetja, e cila e ka mposhtur sëmundjen katër vjet më parë, por vazhdon të bëjë kontrolle të rregullta, sipas rekomandimeve të mjekëve.

“Mjeku që më ka operuar, më ka ndihmuar shumë, sepse nuk i kam pasur mundësitë financiare. Jam shumë mirënjohëse për trajtimin që kam marrë”, thotë ajo./REL

ganimete arifi qkuk arnisa osmani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës