LIVE UPDATES
Aktualitet

Hajduti i biçikletave në Tiranë: Më duheshin doemos para për drogë, 30 doza për ditëlindje

Një 30 vjeçar me inicialet E.K ishte i arrestuari i radhës nga policia e Tiranës i cili u kap në flagrancë duke vjedhur. Dhe ai e kishte gati mbrojtjen, megjithëse varësia nga droga nuk ia lehtësoi aspak pozitën. I dyshuari si hajdut e barazoi varësinë po aq të keqe sa kushtet ekstreme të varfërisë ku ka ngecur familja e tij.

26 Dhjetor 2022, 19:49 Nga DOSJA
Hajduti i biçikletave në Tiranë: Më duheshin doemos para
Policia e Tiranës

TIRANË- Historitë e përdoruesve që përfundojnë në polici si hajdutë apo autorë ngjarjesh të tilla si dhuna, janë kthyer në më klasiket në komisariate. Gazetasi.al ka raportuar shpesh për trendin shqetësues të të rinjve të varur nga lëndët narkotike. Por nuk ka asnjë shifër zyrtare se sa është numri i përdoruesve, pavarësisht se një vit më parë gjatë një monitorimi ndaj krimeve në Tiranë, Qendra Fol konstatoi një shifër të lartë prej 5 deri në 6 të rinjsh që konstatoheshin mesatarisht nga policia si posedues dozash hashashi dhe më pas kokaine dhe heroine.

Një 30 vjeçar me inicialet E.K ishte i arrestuari i radhës nga policia e Tiranës i cili u kap në flagrancë duke vjedhur. Dhe ai e kishte gati mbrojtjen, megjithëse varësia nga droga nuk ia lehtësoi aspak pozitën. I dyshuari si hajdut e barazoi varësinë po aq të keqe sa kushtet ekstreme të varfërisë ku ka ngecur familja e tij.

“Jam baba i dy fëmijëve dhe jetoj në kushte shumë të vështira ekonomike. Jam përdorues heroine dhe jam i papunë. E siguroj jetesën me çfarë të kem mundësi. Me raste mbledh gjëra të ndryshme të cilat i shes për skrap”,ka nisur rrëfimin në komisariat i riu kryeqytetas.

Por çështja që i hapi atij probleme ishte vjedhja e një biçiklete, të cilën mbasi e zgjidhi tentoi të largohej me të. Por ai u rrëzua pak metra larg vendngjarjes dhe kjo u shfrytëzua nga pronari i biçikletës i cili e arriti dhe e kapi në flagrancë. Policia shkruan në procesverbalë se hajduti i biçikletës u kap në afërsi të shkollës Pjetër Budi. Dëshmitari që pyetet prej policisë është shtetasi I.D.

“Në parkimin privat një person mashkull u afrua pranë biçikletës e cila ishte lidhur në brendësi me një kavo. Ai e këputi kavon, hipi mbi biçikletë dhe pesë metra më poshtë u rrëzua. Kjo biçikletë ishte në pronësi të shtetasit A.S. Unë e kapa hajdutin së bashku me rojen e parkingut dhe gjatë kësaj kohe njoftuam policinë për çfarë kishte ndodhur” thotë dëshmitari sipas burimeve të Gazetasi.al.

Pronari i biçikletës këmbëngul për policinë se e kishte blerë në shumën prej 30 mijë lekë dhe se e ruante nga hajdutët. Por përdoruesi i heroinës thotë se kjo nuk ishte biçikleta e parë që ai vodhi.

“Biçikletat i çoja tek shtetasi A.T dhe i shisja edhe pse ai e dinte që nuk ishin të miat. Rastet fiks nuk i mbaj mend. Përveç meje, biçikleta vjedhin edhe dy vëllezërit F dhe E.B që si unë ja shesin shtetasit nga Përmeti. Ditën që isha pranë shkollës Pjetër Budi dhe pashë biçikletën e mora se më duheshin doemos para për drogë. E këputa kavon me zor dhe hipa në biçikletë për t’u larguar por pak metra më tej më ndaloi një burrë dhe më pas më shoqëruan në komisariat” mbrohet përdoruesi.

Marrë nga GazetaSi

policia e tiranes

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë