LIVE UPDATES
Aktualitet

Hakerat ‘shpartalluan’ sistemet digjitale shqiptare, a rrezikohet ‘Smart City’ në shkolla nga sulme të tilla…?!

Shqetësimi qytetar nuk është pa vend. Nëse i referohemi të dhënave të demos së projektit të siguruar nga Inside Story, me anë të Smart City-t kamerat inteligjente do të jenë në gjendje të evidentojnë fytyrat e njerëzve, targat e makinave, të bëjnë analizën e turmave dhe zbulimin e sjelljeve të dyshimta. Deri këtu, gjithçka duket në rregull si kriter sigurie. Por, pika më e fortë që ekspertët ngrejnë në lidhje me projektin është se ku do të ruhen të dhënat dhe kush do t’i menaxhojë ato?

6 Maj 2026, 22:35 Nga E. D

Hakerat ‘shpartalluan’ sistemet digjitale shqiptare, a rrezikohet

TIRANË- Diskutimi për Smart City është shumë interesant, sepse mund të shtrihet në shumë rrafshe njëherësh, nga shqetësimet që kanë ekspertët e teknologjisë, ata të sigurisë, por edhe ligji që qëndron si çekan në mes. Kur flisnim vetëm në nivel qytetesh, duke referuar gjithmonë trafikun, zbardhjen e ngjarjeve kriminale, apo ndihmesën që mund të kishin ambulancat për të mbërritur sa më shpejt në vendngjarje, kishte një dakordësi të heshtur shumëpalëshe, por në momentin që u përfshinë edhe shkollat, situata ndryshoi…

‘Të kemi një bazë ligjore të rregulluar dhe të posaçme. Në lidhje me këtë projekt nuk e di nëse ka ndryshime ligjore apo kërkesa për ndryshime ligjore që janë të detyrueshme për t’u zbatuar ky projekt”, u shpreh Redi Ramaj, avokat.

“Akoma shkollat nuk kanë dijeni se çfarë do të ndodhë. Shkollat janë të monitoruara me kamerat, me këtë projekt do të monitorohen. Nuk kemi të bëjmë me kamera normale, por me funksione ekstra. Në mungesë të informacionit për prindërit, informacionit publik, do të thotë se qytetarët, prindërit, kanë të drejtë të ngrejnë pikëpyetje, apo të keqkuptojnë vendosjen e këtyre kamerave”, u shpreh Gentian Serjani, avokat.

Shqetësimi qytetar nuk është pa vend. Nëse i referohemi të dhënave të demos së projektit të siguruar nga Inside Story, me anë të Smart City-t kamerat inteligjente do të jenë në gjendje të evidentojnë fytyrat e njerëzve, targat e makinave, të bëjnë analizën e turmave dhe zbulimin e sjelljeve të dyshimta. Deri këtu, gjithçka duket në rregull si kriter sigurie. Por, pika më e fortë që ekspertët ngrejnë në lidhje me projektin është se ku do të ruhen të dhënat dhe kush do t’i menaxhojë ato?

“Nëse hyn një palë e tretë në të dhënat e qytetarëve të një republike, ai ka shkelur sovranitetin digjital dhe sovranitetin kombëtar. Të dhënat janë identiteti më i fortë i një kombi. Janë identiteti dhe pasuria më e madhe e një shteti. Pastaj se si i çojmë këto të dhëna që na i menaxhojnë palë të treta që sot janë miq e nesër armiq, kjo më pas është pikëpyetja më e madhe që ngrihet”, u shpreh Edmond Licaj, ekspert IT.

“Shqipëria e digjitalizoi nëpërmjet e-Albania të dhënat dhe shërbimet, pa u siguruar se ku do t’i ruajmë këto të dhëna. Ne më pas na u vodhën këto të dhëna. Ne edhe sot kemi hakerë dhe nxjerrin të dhëna. Që nga viti 2021 e deri më sot, hakerët nuk kanë ikur asnjë moment. Ia kanë shkëputur komunikimin me disa nga infrastrukturat, por nuk kanë ikur”, u shpreh Edmond Licaj, ekspert IT.

Duke pasur këto dilema të forta, ky shqetësim rritet disa herë kur bëhet fjalë për monitorimin dhe aksesin mbi shkolla.

“Nuk mund të bëhet parandalimi i incidenteve në shkolla vetëm duke vendosur kamera. I kemi pasur në institucionet arsimore edhe në rastin kur kanë ndodhur ngjarjet e rënda kriminale mes të miturve. Duhet të kemi struktura të mirëfillta që merren me parandalimin e këtyre rasteve”, u shpreh Gentian Serjani, avokat.

“Siguria në shkolla është trajtuar disa herë dhe nëse mendojmë se zgjidhja e vetme është monitorimi me kamera, është e pamjaftueshme. Siguria në shkolla e tejkalon monitorimin dhe pjesën se sa punonjës janë te dera, por më shumë ka të bëjë me mënyrën se si edukohen qytetarët, fëmijët dhe mësuesit që edukojnë këto fëmijë, është më shumë çështje kulture”, u shpreh Redi Ramaj, avokat.

Projekti Smart City do të pilotohet fillimisht në 20 shkolla, të cilat janë identifikuar si prioritare nga strukturat e sigurisë. Kjo, nisur edhe nga episodet e dhunës apo incidenteve të raportuara në vijimësi.

Projekti është në fazë implementimi dhe është parashikuar të zgjasë 18 muaj. Aktualisht, shkollat publike kanë të implementuar dhe në përdorim sistem monitorimi, i cili do të integrohet në platformën Smart City për identifikim dhe njoftim në kohë shumë të shpejtë të çdo ngjarjeje që rrezikon dhe cenon sigurinë./Top Channel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës