Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Afati i regjistrimit është përcaktuar nga data 8 korrik deri në 31 gusht 2024.
TIRANË- Janë hapur ditën e sotme regjistrimet online të nxënësve për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania, për vitin shkollor 2024-2025. Afati i regjistrimit është përcaktuar nga data 8 korrik deri në 31 gusht 2024.
Si bëhet regjistrimi në klasën e parë?
Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga Njësia vendore, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumenti i kujdestarisë ligjore (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore).
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të parë"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës; - Shkolla regjistron nxënësin kur është kryer procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm sipas kriteve të përcaktuara; - Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit; - Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Si bëhet regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar
Nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i IA-së. Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit. Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës); - Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)).
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar"; - Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin elektronik; - Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës; - Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit; - Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për të dyja rastet
10 ditë
Kostot
Pa pagesë
Altin Dumani dhe Pal Trashaj TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë një komunikimi pa kamera me gazetarët ka shprehur keqardhjen p&eum...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar në Elbasan. Mësohet se 49-vjeçari A.Ç, ka...
foto ilustruese KORÇË- Një sherr mes disa të rinjsh, ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar në Korçë. Bëhet me dije se 36-vje...
Arben Ahmetaj dhe Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë një komunikimi pa kamera me gazetarët ka thënë se Prok...
Altin Dumani Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se dosja ‘Xibraka’ është rihapur dhe p...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, ka folur dhe për persona të hetuar nga Pr...
Autostrada THUMANË- Pagesa në autostradën Thumanë-Kashar, është pezulluar për shkak të radhës kilometrike t&eu...
foto ilustruese LONDËR- Arrestohet në Londër 30-vjeçarja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, ka dhënë përgjigje lidhur me vendimi...