LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Lapaj: Rrit korrupsionin dhe distancën mes qytetarëve e gjykatave

Sipas Lapajt, është cënuar e drejta e qytetarit për të pasur akses në drejtësi si edhe janë shtuar kostot.

14 Qershor 2022, 23:05 Nga F.M
Harta e re gjyqësore, Lapaj: Rrit korrupsionin dhe distancën mes
Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj ka folur në lidhje me Hartën e re të Gjyqësorit.  I ftuar në emisionin “Open”, Lapaj tha se ata që do të preken nga vendimi nuk janë avokatët, por drejtpërdrejtë qytetarët. Sipas Lapajt, është cënuar e drejta e qytetarit për të pasur akses në drejtësi si edhe janë shtuar kostot me të cilat ky qytetar do të duhet të përballet në rast se do të synojë të kërkojë drejtësi.

“Në ka një komunitet avokatësh që kjo nuk cënohet është ai i Tiranës se do i shtohet puna por ne jemi sërish në unison. Nuk dëmtohet avokati, por qytetari se fatura do ti faturohet qytetari. Problemi më i madh është sepse cënohet aksesi në drejtësi. Qytetari nga gjykata nuk duhet të jetë më shumë se 30 kilometra larg. Sot kemi 6 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë që me hartën e re kalojnë në Lushnje. Janë rritur kilometrat midis qytetarëve dhe gjykatave. Kjo do të thotë që në shumicën e rasteve qytetarët do të duan të lënë ditën e punës, do të punësojnë një avokat që kushton më shumë dhe do të kenë më shumë kosto për karburantin. Së dyti, rritet korrupsioni sidomos në çështjet administrative. Kemi shumë inspektoriate që penalizojnë qytetarët që pretendohet se kanë bërë shkelje. Kur gjykatat ishin afër mundësia për qytetarët që të shkonin në gjykatë dhe të kundërshtonin gjobën administrative ishte më e lartë. Tani taksidari e vë përballë zgjedhjes, më jep 200 mijë lekë ose paguaj një gjobë të majme. Së treti, zbraz qytetet nga intelektualë, avokatë, ekspertë të fushës. Mendoj që kjo që ka ndodhur nuk është menduar mirë. Në vende të tjera Moldavi dhe Portugali kjo reformë pranohet edhe në raporte që ka dështuar. Kjo që po ndodh mendoj se nuk do të jetë eficente dhe nuk është konsultuar mirë,"- është shprehur ai.

Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre. Kështu që në të gjihë vendin janë shtyrë rreth 800 seanca. 

adriatik lapaj harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet