LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e re gjyqësore,VOA: Shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë apeli.

14 Qershor 2022, 22:56 Nga I.A
Harta e re gjyqësore,VOA: Shqetësim dhe nga organizatat e
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, përveç Dhomës së Avokatisë, e cila nisi të martën një grevë katër ditore në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) edhe organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në procesin e konsultimeve për hartën e re gjyqësore, kanë shprehur shqetësim për reduktimin e ndjeshëm të nurmit të gjykatave në të gjithë vendin, dhe pasojat e saj.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë apeli.

Sipas Qendrës për Fuqizimn e Ligjit (CLE) “çdo nismë e ndërmarrë duhet të ketë si qëllim të sjellë drejtësinë sa më afër qytetarëve dhe jo ta largojë e vështirësojë atë”, thuhet në një deklaratë të saj.

INdërsa, Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) i cili në muajin shkurt iu drejtua KLGJ-së me një raport vlerësimi mbi propozimin për hartën e re vë në dukje në një postim në Twitter se “vendime të rëndësishme politike, si rikonfigurimi i hartës së gjyqësorit në vend duhet të marrin në konsideratë duke bërë një analizë më të detajuar, edhe të aspekteve të eficiencës financiare dhe vlerës së kthyer për publikun”.

Sipas KLGJ-së një ndër objektivat e hartës së re është dhe “ulja e kostove”. Por ISPL vëren se “nga pikëpamja e eficiencës financiare, të dhënat e përfshira në raport janë të pamjaftueshme për të vlerësuar vërtetësinë e pohimeve, aq më tepër në kushtet kur pjesa kryesore e shpenzimeve gjyqësore është e lidhur në shpenzime për paga dhe nuk pritet të ulet më konsolidimin e gjykatave, meqenëse numri i gjykatësve dhe stafit tjetër gjyqësor nuk pritet të reduktohet”.

Për Dhomën e Avokatisë, harta e re gjyqësore, cënon qasjen në sistemin e drejtësisë dhe rrit shpenzimet për qytetarët”. Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, thekson se “vlerësimi i kostove të rritura për individët dhe qasjen e tyre në drejtësi nuk duket të jetë përfshirë gjerësisht, ndonëse do të duhet të ishtë një aspekt I rëndësishërm (paçka se jo ngushtësisht i lidhur me temën e këtij dokumenti)”.

Në deklaratën e KLGJ-së për miratimin e hartës theksohet se “në aktin e miratuar u reflektuan sugjerimet dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit”.

Por Dhoma e Avokatisë, ka deklaruar se asnjë prej sugjermeve të saj nuk është marrë në konsideratë. Po ashtu dhe Komiteti i Helsinkit. Drejtuesja e tij Erida Skendaj shprehet “e indinjuar” në një postim në Tëitter, ndërsa nënvizon se “argumentat tona kundër nuk sollën as reflektim të KLGJ e nuk u njohëm me shkaqet e refuzimit”.

Nga ana e saj dhe Qendra për Fuqizimn e Ligjit shprehet se “rekomandimet e përcjella në procesin e konsultimit nga aktorët e interesuar nuk janë reflektuar, duke e bërë jo efektiv procesin e konsultimit dhe më e rëndësishmja, duke miratuar një hartë gjyqësore e cila rrezikon të cënojë aksesin në drejtësi të qytetarëve”. Të martën disa qindra procese gjyqësore nuk u zhvilluan ndërsa sallat e gjykatave ishin bosh për shkak të grevës së avokatëve.

Marrë nga VOA

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen