17 Korrik 2026, 18:30
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kompania e kateringut SORI-AL ka reaguar pas vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të lejuar vijimin normal të aktivitetit të saj. Më herët AKU ka kryer kontrolle lidhur me shqetësime shëndetësore te studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përfunduan të helmuar.
Përmes një reagimi zyrtar, kompania shprehet se dëmi ndaj reputacionit të kompanisë është shkaktuar, pavarësisht se verifikimet zyrtare treguan se nuk kishte asgjë të gabuar. Kompania thekson se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ka konstatuar shkelje ligjore, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nuk ka kryer analiza laboratorike të ushqimit.
Sipas tyre, gjatë gjithë kësaj periudhe, kompania ka bashkëpunuar pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, ka hapur ambientet për çdo kontroll dhe rikontroll, ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Në fund ajo shprehet se në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza.
REAGIMI I KOMPANISE
Për më shumë se dy muaj, opinioni publik u përball me lajme dhe deklarata që pretendonin se “SORI-AL” kishte shkaktuar një helmim masiv ushqimor. Sot, pas përfundimit të të gjitha verifikimeve zyrtare, rezulton se asnjë institucion nuk ka konfirmuar një përfundim të tillë. Megjithatë, dëmi ndaj reputacionit të kompanisë është shkaktuar dhe nuk mund të zhbëhet vetëm me një procesverbal apo një njoftim administrativ.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, “SORI-AL” ka bashkëpunuar pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, ka hapur ambientet për çdo kontroll dhe rikontroll, ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe ka pritur përfundimin e verifikimeve pa zhvilluar gjyqe në media dhe pa paragjykuar punën e autoriteteve.
Dokumentet zyrtare flasin qartë. QSUT konfirmon se asnjë pacient nuk është diagnostikuar me helmim ushqimor dhe se nuk ekziston asnjë raport mjekësor që të lidhë gjendjen shëndetësore të pacientëve me konsumimin e ushqimit të përgatitur nga “SORI-AL”.
Ndërkohë, analizat e kampioneve të ushqimit të marra gjatë kontrolleve zyrtare nga ISUV kanë rezultuar negative, rezultat i konfirmuar edhe nga analizat e një laboratori privat të akredituar.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ka konstatuar shkelje ligjore, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nuk ka kryer analiza laboratorike të ushqimit. Po ashtu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka përfunduar procedurën e kontrollit pa konstatuar shkelje dhe ka lejuar vijimin normal të aktivitetit të shoqërisë.
Të dhënat klinike tregojnë një panoramë tjetër. Edhe të dhënat mjekësore, sipas kompanisë, nuk përputhen me perceptimin e krijuar në opinionin publik.
Në episodin e parë, nga 45 persona të paraqitur në QSUT, 43 janë larguar brenda 1 deri në 4 orësh, ndërsa vetëm 2 kanë qëndruar më gjatë për monitorim. Në episodin e dytë, nga 67 persona të paraqitur, 66 janë larguar brenda 30 minutash deri në pak orë, ndërsa vetëm një person ka qëndruar i shtruar për disa ditë.
“Këto janë fakte zyrtare mjekësore, jo interpretime”, thekson kompania. Pikërisht për këtë arsye, “SORI-AL” vlerëson se mbrojtja e reputacionit të një biznesi nuk mund të trajtohet si një çështje dytësore, veçanërisht kur perceptimi publik është krijuar përpara përfundimit të verifikimeve zyrtare.
Ditët e fundit, institucionet shtetërore kanë reaguar ndaj dëmtimit të reputacionit të bizneseve përmes komenteve dhe vlerësimeve të rreme në rrjetet sociale, duke theksuar se mbrojtja e biznesit është një interes publik. “SORI-AL” shprehet se e mbështet këtë standard, por ngre një pyetje: Kur reputacioni i një biznesi dëmtohet nga komunikime apo veprime të vetë institucioneve publike, të cilat në fund nuk mbështeten nga dokumentet zyrtare të procedurave të tyre, kush mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar?
Në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza./Dosja.al
sori-al kompania aku
Aktualitet
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guvernatorit dhe Zëvendësguvernato...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 18:08
E.d
Pamje
MILOF- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në zonën e Mifolit, ku flakët kanë përfshi...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 15:40
E.d
Pamje
KOLONJË- Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë po përballen me një problem i cili rrezikon të dëmtojë pro...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 15:17
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçari , pasi gjatë një konflikti për mot...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 14:48
Elisabetta Grassi
Foto ilustruese
DURRËS- 350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare&rsquo...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 12:35
I.A
Kampi
ANGLI- Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbret...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 12:19
I.A
Brian Syzo
POGRADEC- Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rënd&...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 11:18
I.A
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 48-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë k&...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:59
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat i...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:52
I.A
THETH- Një incident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku për pak sa nuk u shënua një tragj...