E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Mësohet se dosja pasurore kundër tyre është hapur rishtazi me hetimin penal që ka nisur në kuadër të procedimit Nr. 75, ku nën hetim në këtë çështje për Pastrim të produkteve të veprës penale është vënë njëri nga vëllezërit, Kajdi Merkaj.
TIRANA- Një hetim i thelluar pasuror është hapur nga prokuroria e posaçme SPAK, për tre vëllezërit Merkaj nga Berati, rrethin e tyre familjar dhe shoqëror që kanë në Shqipëri. Mësohet se dosja pasurore kundër tyre është hapur rishtazi me hetimin penal që ka nisur në kuadër të procedimit Nr. 75, ku nën hetim në këtë çështje për Pastrim të produkteve të veprës penale është vënë njëri nga vëllezërit, Kajdi Merkaj.
Në qendër të këtij hetimi janë vëllezërit Astrit Merkaj, Endri Merkaj, Klajdi Merkaj dhe rrethi i bashkëpunëtorëve të tyre. Gjatë kësaj kohe SPAK ka skanuar një pjesë të pasurive që gëzohen nga tre vëllezërit dhe prindërit e tyre, duke marrë informacione të detajuara përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe shumë burimeve të tjera, përfshirë këtu dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Njëri nga vëllezërit e shpallur në kërkim Klajdi Merkaj, sipas komunikimeve në aplikacionin “Sky” rezulton të ketë mbajtur komunikim të ngushtë me vëllezërit në Dubai, Hajdar dhe Franc Çopja. Ky i fundit në shumë raste dërgonte eurot me valixhe me rrota nga Londra dhe vende të tjera të Europës, ndërsa pritës në Shqipëri rezulton të ketë qenë Klajdi Merkaj. Këto para investoheshin për qiratë e bizneseve që organizata kishte në Tiranë, në punimet për ndërtimin e komplekseve rezidenciale në Tiranë si dhe në blerjen e trojeve.
SPAK, deri në këtë fazë ka zbuluar se në emër të Klajdi Merkaj është e regjistruar kompania “Merkaj Invest”. Kjo pasuri është themeluar në 10 shkurt 2022 me seli në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe ka si aktivitet fushën e ndërtimit të të gjitha llojeve duke përfshirë, ndërtimet për qëllime banimi. Ndërsa një tjetër pasuri me emrin “Merkaj 3” është hapur fillimisht në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj. Kjo shoqëri ka ndërtuar rezidencën e banimit “Mandarine Drive” në zonën e Lundrës, në Tiranë.
Kompania është hapur fillimisht nga Klajdi por në dhjetor 2017, ai ka vendosur t’ia shesë kompaninë e ndërtimit vëllait binjak, Endri Merkaj, për vetëm 120 mijë lekë të vjetra. Një kontratë kjo e nënshkruar privatisht dhe jo para noterit. Gjithashtu, SPAK po heton 3 vëllezërit Merkaj mbi investimet që ata janë duke kryer në qytetin e Sarandës, pasi ka indicia të forta se në këtë zonë ata po hetojnë një hotel.
Në skaner janë vënë dhjetëra llogari bankare dhe transaksione të dyshimta, të cilat aktualisht po analizohen nga SPAK. Ndërsa në vazhdën e këtyre verifikimeve, SPAK ka zbuluar se tre vëllezërit Merkaj, janë proceduar njëherë në prokurorinë e Sarandës për akuzën e kundërshtimit dhe goditjes për shkak të detyrës të një punonjësi të policisë kufitare në Sarandë. Tashmë kjo çështje në ngarkim të tre vëllezërve Astrit Merkaj, Endri Merkaj, Klajdi Merkaj është pushuar me kërkesë të prokurorisë.
Loina Priftin TIRANA- Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetër...
Foto nga shorti TIRANA- Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit t&eum...
Harta ITALIA- Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një...
fotot ilustruese SHKODËR- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë në orët në vijm r...
Foto ilustruese KORÇA- Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një subjekti, në sediljen e sho...
Xhamia TIRANA- Teksa njoftoi për datën e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për të pranishmit në ceremon...
Foto nga vendi i ngjarjes BERAT- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen muzelae Mangalem...
Xhamia TIRANA- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se këtë të enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë. Po ashtu b&eu...
foto ilustruese TIRANË- Një 37-vjeçare së bashku me foshnjën e saj ndërroi jetë tragjikisht në QSUT, pas komplika...
Arbi Koldashi ANGLI- Një emigrant shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone është burgosur pasi u gje...