16 Dhjetor 2025, 21:06
Nga M.L
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi sot lirimin nga paraburgimi të 16 personave që u arrestuan dy ditë më parë, pas pezullimit të dy kompanive të ferrokromit për ndotje të konsiderueshme mjedisore. Seanca, e cila nisi rreth orës 12:30, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati disa orë.
Para trupit gjykues u paraqitën nëntë shtetas të huaj dhe shtatë shqiptarë, duke përfshirë drejtues, specialistë teknikë dhe punonjës të kompanive, ndër ta edhe administratori korean, Juncheol Chung, 64 vjeç.
Gjykata arriti në përfundimin se masat e arrestit në burg për ta ishin të paligjshme.
Pas hetimeve të nisura nga ankesa e banorëve të zonës së Bradasheshit, policia dhe prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan shkelje të rënda mjedisore nga dy kompani që operonin në zonën e ish-Metalurgjikut, në sektorin e ferrokromit dhe aleacioneve të hekurit, konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom. Të dy subjektet rezultuan duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.
Kontrollet në terren treguan se GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte mbetjet e hirit nga sistemi i pluhur kapjes tek operatorët e licencuar. Ndërsa CC ALB nuk respektonte standardet për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.
Si pasojë e këtyre shkeljeve, aktiviteti i kompanive u pezullua dhe u gjobitën me 10 dhe 3 milionë lekë të rinj, ndërsa në pranga ranë jo vetëm administratorët Ilir Londo dhe Ergis Flaga, por edhe drejtorë prodhimi, inxhinierë/drejtues teknik, përgjegjës turni, operator furre dhe punonjës të tjerë.
Gjithashtu, nën përgjegjësi penale u vendos shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./ Dosja.al
gjykata e elbasanit metalurgjiku ne elbasan
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:42
M.L
Makina e aksidentuar
FUSHË KRUJË- Një aksident fatal u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fush&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:27
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar progresin e bërë në migracionin dhe menaxhimin e kufijve.&n...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:08
M.L
Foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli Evropian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësi...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 20:08
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar se si paraqitet industria e medias në Shqipëri. Në një...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 19:46
M.L
Këshilli i BE, foto ilustruese
BRUKSEL- Këshilli i Evropës ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në luftën...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 19:14
E.d
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Një autom...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 18:53
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Seanca gjyqësore për 16 të arrestuarit, në kuadër të operacionit "Metalurgjiku" ka përfunduar. K...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 18:44
M.L
Foto ilustruese
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina – nga lodrat dhe pajisjet e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 17:26
M.L
Foto nga vendngjarja
PESHKOPIA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku ja...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 16:57
M.L
SPAK
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar këtë të enjt...