Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tij, intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese.
HIMARA- Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar problemtaika në Himarë. Përmes një njoftimi, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u shpreh se vërshimi i ujit në Qeparo ka shkaktuar përmbytje në rrugë, toka dhe banesa.
Sipas tij, intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese. Kryebashkiaku bëri me dije se strukturat përkatëse janë duke punuar në normalizimin e gjendjes.
“Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Qeparo! Vërshimi i ujit në Qeparo ka shkaktuar përmbytje në rrugë, toka dhe banesa. Pamjet e mëposhtme i përkasin lagjes Valta. Intensiteti i lartë i reshjeve, në një kohë shumë të shkurtër, e bëri të pamenaxhueshme gjendjen dhe përballimin e ujit nga infrastruktura kulluese.
Jemi të gjithë në krye të detyrës për të punuar në normalizimin e gjendjes, riparuar dhe ç’bllokuar kanalet e bllokuara nga dheu dhe materialet inerte që kanë sjellë vërshimi i përrenjve. Jemi në punë, jemi pranë banorëve!”, ka shkruar Tavo në rrjetet sociale.
Po ashtu, përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, Tavo iu ka bërë thirrje banorëve të Himarës, por edhe të zonave përreth që të shmangin lëvizjet e panevojshme, deri në përmirësimin e situatës
Ai shkruan se dalja nga shtrati e përroit në zonë ka sjellë depozitime balte dhe materialesh inerte, të cilat kanë krijuar problematika në rrugë dhe në mjedise të tjera publike.
“Po punohet për rikthimin e situatës në normalitet! Strukturat e Bashkisë janë në terren dhe në krye të detyrës për të eliminuar pasojat e vërshimit të ujërave në qytetin e Himarës dhe në zona të tjera.
Ndërprerja e reshjeve ka ulur intensitetin e prurjeve, por dalja nga shtrati e përroit ka sjellë depozitime balte dhe materialesh inerte, të cilat kanë krijuar problematika në rrugë dhe në mjedise të tjera publike. Po vijon puna për normalizimin e plotë të situatës.
Bashkia Himarë apelon që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht me automjete, dhe aty ku është e mundur, të bashkëpunojnë për largimin e degëve dhe mbetjeve të pemëve të transportuara nga ujërat”, ka shkruar në një tjetër postim Tavo./Dosja.al
foto ilustuese DURRËS- Gjykata e Durrësit, ka verifikuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit lidhur me mbetjet e rrezikshme. B&...
Foto ilustruse TIRANË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Kat&eu...
Foto ilustruse HIMARA- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut orët e fundit, kanë kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe ...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka shpallur vendimin për pesë të akuzuarit për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve 202...
Foto ilustruse BELGJIKA- Tre shqiptarë rrezikojnë të dënohen nga një deri në katër vite burg në Belgjikë....
Foto ilustruse ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi kishte&...
Foto ilustruse HIMARA- Qyteti i Himarës është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lart...
Foto ilustruse KUKËS- Policia Kufitare në Qafë Morinë ka nisur hetimet për dy persona, për veprën penale ...
foto ilustuese TIRANË- Relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe...
Foto ilustruse GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Gjirokastër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kap&e...