LIVE UPDATES
Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi për krijimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për prokurime mallrash e shërbimesh për kryeministrinë dhe ministritë

Në Fletoren Zyrtare u botua vendimi “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.

13 Shtator 2023, 07:20 Nga A.B

Hyn në fuqi vendimi për krijimin e Operatorit të Blerjeve të

Nga blerjet e automjeteve, karburantit, shërbimit të lavanderisë, sigurimi i jetës, shëndetit dhe deri te për rikonstruksion objektesh procedurat e prokurimet për llogari të këshillit të ministrave dhe minsitriev do të kryhen nëpërmjet “Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”.

Në Fletoren Zyrtare u botua vendimi “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.

Vendimi përcakton krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100% shtetëror, me emërtimin Operatori i Blerjeve të Përqendruara (në vijim “OBP”), për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Shoqëria aksionare, sipas përcaktimeve në pikën 1 të këtij vendimi, themelohet, organizohet dhe funksionon, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.

Sipas vendimit kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20,000,000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit tё shtetit. Ministria përgjegjëse për ekonominë transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ministria përgjegjëse për ekonominë ndjek procedurat e nevojshme ligjore, për: a) themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare; OBP sh.a. është organ qendror blerës, misioni i të cilit konsiston në kryerjen e procedurave të përqendruara të prokurimit për mallra, punë, shërbime, të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës.

Organet drejtuese të shoqërisë aksionare OBP sh.a., sipas parashikimeve të ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, janë: Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, Këshilli Mbikëqyrës dhe Drejtori. Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Asamblesë sё Përgjithshme dhe Këshillit Mbikëqyrës rregullohen dhe funksionojnë, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe statutit të OBP sh.a.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, do të zhvillojë procedurat në fushën e prokurimit të mallrave, shërbimeve dhe punëve, si: a) blerje automjetesh; b) blerje karburanti, me përjashtim të vajgurit Jet A1 dhe karburantit që prokurohet për përdorim nga fermerët; c) blerje materialesh kancelarie; ç) blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim; d) blerje materialesh të ndryshme për pastrim; dh) blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; e) blerje këpucësh; ë) blerje pjesësh këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike; f) blerje tonerash; g) shërbime në fushën e sigurimeve, si: i. sigurim i automjeteve; ii. sigurim i mjeteve lundruese; iii. sigurim i mjeteve ajrore; iv. sigurim jete dhe shëndeti; v. sigurim i godinave publike; gj) shërbim gatimi dhe shpërndarjeje ushqimi; h) shërbim pastrimi; i) shërbim lavanderie; j) shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje të ndërtesave publike; k) riparim dhe mirëmbajtje automjetesh; l) botime, printime dhe materiale shtypshkrimi; ll) blerje materialesh të buta dhe veshmbathjesh; m) riparim e mirëmbajtje sistemesh të ngrohjeftohjeve; n) blerje pajisjesh laboratorike, si dhe mjetesh didaktike, të lidhura me proceset e tyre të punës, me përjashtim të atyre mjekësore; nj) shërbime dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsektimi; o) blerje artikujsh ushqimorë; p) blerje pajisjesh kondicionimi; q) shërbim gjelbërimi; r) rikonstruksion objektesh./MONITOR

operatori i blerjeve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri