10 Shkurt 2023, 13:45
Nga A.B
Joy Aoko
TIRANË- Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy Aoko, vajza e re nga Kenia, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë.
Grupi hetimor ka rindërtuar vendin e ngjarjes që të mund të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja që u mbajt e fshehtë për disa muaj. Në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotelit janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.
Vajza është larguar pas muajsh qëndrimi në spitalin e Traumës drejt vendit të saj. Policia e Prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet, por akoma logimet me internetin.
Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.
Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen./Dosja.al
joy aoko
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 13:18
A.B
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të kalonte në territorin e vendit tonë, qindra li...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 13:02
k.m.
Aksidenti në Divjakë
DIVJAKË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Divjakës. Sipas të dhënave...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:57
I.A
Policia Korce
KORÇË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për vepra të ndryshme penale. ...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:31
A.B
Vila
TIRANË- Dy 'shtëpitë e barit' që u zbuluan në Vlorë, janë pikasur nga plagosja dhe nga konsumi i tepërt i ener...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:19
A.B
Vila
VLORË- Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lënd&eum...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 12:06
k.m.
Foto ilustruese
AEGALEO- Policia greke ka vendosur në pranga 2 shqiptarët, të cilët akuzohen se janë anëtarë të nj&...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:52
A.B
Policia
TIRANË- Protesta e thirrur nesër nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Nesër, mbi 1100...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:41
A.B
Embrah Nuredini
DURRËS- Gjykata e Durrësit lë në burg Embrah Nuredinin, babain që bëri marrëveshjen prej 5 mijë eur...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:40
k.m.
Rezart Taçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin e Bledar Li...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:35
I.A
Policia
DIBËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Dibër për kontrabandë me mallra. Mësohet s...